Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, në takimin me bizneset në Elbasan, shpjegoi se si do të funksionojë iniciativa ‘Paqja Fiskale. Ajo shpjegoi tre elementët në të cilën bazohet iniciativa.
Së pari, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtërishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbifitimin në masën 15%.
"Paqja është një marrëdhënie e re që ne si admnistratë duam të vendosim me biznesin dhe tatim paguesit, ku biznesit do t’i jepet mundësia të rregullojë marrëdhënien me shtetin në të kaluarën dhe të ecë drejt të ardhmes me një siguri dhe parashikueshmërie. Paqja fiskale ka 3 komponentë.
1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
2. Rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit)
3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave
I pari, është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo tatimpaguesi i cili është subjekt i tatimin mbi fitimin, që do të zgjasë për 3 vjet, me të drejtë rishikimi çdo vit, ku në bazë të një historiku tre vjeçar të fitimit neto të kompanisë, dhe do t’i propozohet biznesit një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Të gjitha binzeset që do vendosuin të hyjnë në këtë marrëveshje, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Si do të llogaritet ky fitim që do t’i propozohet çdo biznesi. Supozojmë një biznes me fitim neto 100 mijë euro në 2020, në 2023 110 mijë euro dhe në 2024 120 mijë euro. Mesatrarja e tre viteve e fitimit neto është 110 mijë euro. Rritja ekonomike do të jetë rritje në varësi te parashikimit që ministria e Financave do të ketë për rritjen e atij viti. Për çdo biznes do të ketë koeificent që lidhet me cilësinë e binzesit, nëse është i madh apo vogël. Formula për të llogaritur fitimin është mesatarja e tre viteve që i shtohet një vlerë, e shumëzuar me rritjen ekonomike dhe koeificentin rregullues.
E dyta, për të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc t’u japim të drejtën që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, dukerishikuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe.
E treta, kemi marrë masë me qëllim lehtësimin e detyrimeve të akumuluara për shkak të problematikave të ekonomisë. Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.", shpjegoi ajo.
Lajmi kryesor:
PS prezanton ‘Paqen Fiskale’: ‘Falim’ detyrimet e gjobat e bizneseve me të vjetra se 10 vite! Rama: S'ka kontrolle me ata që negociojnë me shtetin për fitimin vjetor
Xh.D/ReportTv.al
