"Tre vite paqe me tatimet" – që përfshin një tatim të dakordësuar mbi fitimin vjetor, faljen e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet ndaj shtetit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare për të ardhurat e fshehura të 5 viteve të fundit pa penalitete. Ky është zotimi i kryesocialistit Rama, i shpallur nga Elbasani, ku mes bizneseve të zonës, premtoi krijimin e një klime të re besimi mes shtetit dhe sipërmarrjes, pa rritje taksash.
"Tatim fitimi për kompanitë e kemi vendosur 15% dhe nuk do e lëvizim. Ne nuk duam të rrisim të ardhurat për shtetin duke shtuar presionin tek sipërmarrjet, prandaj kemi menduar paqen fiskale", tha Rama.
Sipas këtij plani, bizneset do të dakordësojnë me administratën tatimore një mesatare deklarimi bazuar në fitimin neto të kompanive për 3 vitet e fundit, e në rast se bizneset do të deklarojnë mbi normën e dakordësuar, ky fitim shtesë nuk do të tatohet më 15 por me 5%.
Planin, Rama e cilëson të ngjashëm me atë që i është vënë në tryezë hoteleve për këtë sezon veror.
"Se jemi të vetëdijshëm që ka informalitet jo të vogël. Ajo marrëveshje po na funksionon. Në pikun e sezonit do deklarosh 65% të kapaciteteve të zëna dhe 30% jashtë sezonit. Kjo është me e gjerë dhe do hapim një diskutim me ju dhe do sintetizojmë një plan", shkruan Rama.
Komponenti tjetër përfshin faljen e plotë të detyrimeve ndaj shtetit të mbi 10 viteve më përpara bashkë me kamatë-vonesat për bizneset.
Ndërsa për detyrimet e 5 deri në 10 vite më parë, nëse paguhen nga biznesi njëherazi, shteti fal 50% të gjobave dhe kamatave. Nëse i paguan me këste brenda 1 viti, sipas paqes fiskale të prezantuar nga kryesocialisti Rama, falen 25% e gjobave dhe kamatave.
"Së pari, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtë rishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Të gjitha bizneset që do vendosin të hyjnë në këtë marrëveshje me shtetin, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor.
Së dyti, bizneset do të kenë të drejtën të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, me qëllim që të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe. Së treti, propozohet që të fshihen detyrimet dhe kamatvonesat për bizneset në varësi se sa vite ka që operon biznesi.
"Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.", shpjegoi Ibrahimaj.
Falet borxhi i plotë, gjobat dhe kamatat
Paguhet detyrimi, ulet gjoba e kamata deri në 50%
Paguhet detyrimi, falen gjobat dhe kamatëvonesat
Një qytetare, pjesëmarrëse në takimin që zhvilloi kryesocialisti Edi Rama në Elbasan, parashtroi edhe një problematikë në qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe në Elbasan. Rama i 'tërhoqi veshin' kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja, të cilit i kërkoi që të merren masa të menjëhershme.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetarja: Ne kemi një shkollë speciale, që është një ndër të paktat në Shqipëri, ku janë mbi 63 fëmijë me aftësi ndryshe. Aktualisht janë te Muzeumi ku është bërë Kongresi i shkollës normale në Elbasan. Unë ju ftoj zoti kryeministër që të vini dhe të shikoni se si ngjiten ata fëmijë në ato shkallë me mësueset heroina që i mbajnë në krah, është e patolerueshme sot që Shqipëria është gati të hyjë në BE, dhe kushtet që aktualisht kanë ato fëmijë, edhe pse ne privatisht dhe bashkia jep suport të madh, por nuk kanë kushtet e duhura.
Rama: Çfarë do të më thuash ti? Pse më shkel syrin. Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita që ma thoshte ajo. Tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti. Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte ajo e të ma thoshte. Mirë në shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë do e zgjidhë në shtator. Ai i rri punëve mbi kokë, por problemi është a i mbaron apo vetëm iu rri mbi kokë. Ktheje kokën këtej mos i bëj presion me shikim asaj. Në shtator do të zgjidhet kjo punë se nuk është çështje shkalle, po e vetë vendit që s’mund të rrinë aty. Do të lirohet në shtator mjedisi dhe do të zgjidhet ajo çështja. Shpresoj shumë që të jetë rasti megjithatë në shtator do të më njoftoni mua se u zgjidh dhe do të falënderoj kryetarin e bashkisë ose në të kundërt do të shkojmë bashkë te kryetari i bashkisë.”, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi që mbajti me bizneset në Elbasan, thumboi edhe opozitën, teksa tha se ishte e shqetësuar për komentet që bëri për fotot e tij nudo në Google, por nga ana tjetër nxjerr Ilir Vrenozin që të ofendojë gjatë një takimi elektoral në Korçë, me fëmijë gra dhe vajza.
Teksa po fliste me një pjesëmarrës në takim, Rama ironizoi edhe faktin që iu është bashkuar edhe Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës që ka dalë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi që kandidon si deputet me Berishën. Me ironi Rama tha se kur Roshi ishte kryebashkiak ishte kriminel, por tani e kanë marrë vetë.
“Po u more me ata, nëse do të isha marrë me ata do të kisha përfunduar në çmendinë. A je në vete. Më marrin mua, më futen në shtëpi, më vjedhin fotot e mia të rinisë, m’i nxjerrin në mexhelis cullak në 2007. Po këta janë për t’u thënë njerëzve se shikoni sa monstër është se këta përvete edhe në dush shkojnë me kostum. Njerëzit jua kthejnë siç e meritojnë. Shtojnë edhe ca vota me ato. Tani unë pas 100 vitesh në një bisedë më Pandi Majkon, atëherë u tmerrua. Të isha për Pandin do të kisha humbur zgjedhjet se nuk dilte më nga shpia nga tmerri si mund të jetë ky dhe pa rroba. Se mendonte se flija me rroba ushtarake.
E tregoi atë histori aty dhe thashë janë në google. Këta tani u shqetësuan shumë për fëmijët. Kaq shumë saqë për ta nxjerrë shqetësimin deri në fund nxjerrin Ilir Vrenozin që ia lëshon shqipes ekstreme me fëmijë, vajza e gra. Domethënë këta të vrasin, të qajnë ditën dhe të vrasin edhe ditën dhe nuk të qajnë., të thonë se shiko ke vrarë veten ose e vrave ti vëllain tënd. Të merremi me këta ne, janë fundi. Të kesh pasur të internuar këtë të duash ti nuk vlen është kot. Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu.”, tha Rama.
Kujtojmë që ish kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
Kryeministri Edi Rama tha se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale. Ai tha se në shumë raste inspektorët ‘na kanë turpëruar’ dhe se nuk denoncohen edhe nga bizneset.
"Jemi të vetëdijshëm që ka informalitet jo të vogël pasi kemi rritje eksponenciale të numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, s’kemi rritje që e pasqyron këtë volum të madh te deklarimet që bëjnë hotelet. Kemi një propozim për një marrëveshje paraprake, në dy tre ditët e para kishim 600 kërkesa, shifër inkurajuese nga hotelet për të bërë atë marrëveshje që thotë se në pikun e sezonit do të deklarosh 65% okupueshmëri, zaptim, dhe në periudhën jashtë pikut vetëm 30%. Është balancë, më e favorshme për hotelet por kemi parë edhe eksperienca vendesh të tjera.
Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni t’i denonconi, por t’i mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon. Do ta artikulojmë më mirë duke dëgjuar edhe reagimet tuaja dhe do ta fusim në proces.
Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë të gjithë nëpërmjet sytit të AI. Kur sheh anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.”, tha Rama.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, në takimin me bizneset në Elbasan, shpjegoi se si do të funksionojë iniciativa ‘Paqja Fiskale. Ajo shpjegoi tre elementët në të cilën bazohet iniciativa.
Së pari, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtërishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbifitimin në masën 15%.
"Paqja është një marrëdhënie e re që ne si admnistratë duam të vendosim me biznesin dhe tatim paguesit, ku biznesit do t’i jepet mundësia të rregullojë marrëdhënien me shtetin në të kaluarën dhe të ecë drejt të ardhmes me një siguri dhe parashikueshmërie. Paqja fiskale ka 3 komponentë.
1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
2. Rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit)
3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave
I pari, është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo tatimpaguesi i cili është subjekt i tatimin mbi fitimin, që do të zgjasë për 3 vjet, me të drejtë rishikimi çdo vit, ku në bazë të një historiku tre vjeçar të fitimit neto të kompanisë, dhe do t’i propozohet biznesit një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Të gjitha binzeset që do vendosuin të hyjnë në këtë marrëveshje, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Si do të llogaritet ky fitim që do t’i propozohet çdo biznesi. Supozojmë një biznes me fitim neto 100 mijë euro në 2020, në 2023 110 mijë euro dhe në 2024 120 mijë euro. Mesatrarja e tre viteve e fitimit neto është 110 mijë euro. Rritja ekonomike do të jetë rritje në varësi te parashikimit që ministria e Financave do të ketë për rritjen e atij viti. Për çdo biznes do të ketë koeificent që lidhet me cilësinë e binzesit, nëse është i madh apo vogël. Formula për të llogaritur fitimin është mesatarja e tre viteve që i shtohet një vlerë, e shumëzuar me rritjen ekonomike dhe koeificentin rregullues.
E dyta, për të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc t’u japim të drejtën që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, dukerishikuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe.
E treta, kemi marrë masë me qëllim lehtësimin e detyrimeve të akumuluara për shkak të problematikave të ekonomisë. Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.", shpjegoi ajo.
Komente

EC ATY STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE
Përgjigju