Kryeministri Edi Rama tha se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale. Ai tha se në shumë raste inspektorët ‘na kanë turpëruar’ dhe se nuk denoncohen edhe nga bizneset.
"Jemi të vetëdijshëm që ka informalitet jo të vogël pasi kemi rritje eksponenciale të numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, s’kemi rritje që e pasqyron këtë volum të madh te deklarimet që bëjnë hotelet. Kemi një propozim për një marrëveshje paraprake, në dy tre ditët e para kishim 600 kërkesa, shifër inkurajuese nga hotelet për të bërë atë marrëveshje që thotë se në pikun e sezonit do të deklarosh 65% okupueshmëri, zaptim, dhe në periudhën jashtë pikut vetëm 30%. Është balancë, më e favorshme për hotelet por kemi parë edhe eksperienca vendesh të tjera.
Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni t’i denonconi, por t’i mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon. Do ta artikulojmë më mirë duke dëgjuar edhe reagimet tuaja dhe do ta fusim në proces.
Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë të gjithë nëpërmjet sytit të AI. Kur sheh anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS prezanton 3 pikat e ‘Paqes Fiskale’: Marrëdhënie e re biznes-shtet! Negocio fitimin, tatim 5% nëse fiton më shumë! ‘Zhduken’ kontrollet (VIDEO)
Xh.D/E.H/ReportTv.al
