Kronikë

Protesta e bizneseve në Vlorë kundër ndalimit të muzikës pas orës 22:00, të gjitha lokalet vendosin me zë të lartë Himnin Kombëtar! Shoqërohet administratorja e një lokali VIDEO

18 Korrik 2021, 22:03| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 21:04

  • Share

VLORË- Një ide origjinale proteste, ka ardhur nga bizneset në Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës dhe heqjen e orës policore, për shkak të vështirësive ekonomike, së po hasin në këtë sezon turistik, pas pandemisë.

Pjesa më e madhe e bizneseve kanë zgjedhur në shenjë proteste të vendosin njëherazi në orën 21:45, Himnin Kombëtar, me zë të lartë, pak para mbylljes së orarit muzikor, i cili është ora 22:00. Himni Kombëtar, dëgjohet në çdo biznes, ndërkohë që nuk mungojnë edhe qytetarët e shumtë, apo turistët, të cilët janë ulur për të shijuar ndonjë pije në lokalet në Vlorë.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në Lungomaren e Vlorës, pak pas protestës simbolike të bizneseve, me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore. Disa prej pronarëve të bizneseve kanë refuzuar ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe janë përplasur me efektivët. Policia mësohet se ka shoqëruar një administratore lokali.

Pak ditë më parë, bizneset në Vlorë, dolën në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut, ku paraqitën kërkesat e tyre për hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 si dhe shtyrjen e orarit të muzikës përtej orës 22:00, që sipas tyre i dëmton biznesin, ndërsa u shprehën se policia zbaton ligjin në mënyrë selektive.

Kujtojmë se nga 1 qershori, Komiteti Teknik i Ekspertëve, lehtësoi disa nga masat anti-COVID, por klubet e natës dhe diskot vijojnë të jenë të do të jenë të mbyllura, ndërsa muzika lejohet deri në orën 22:00.

Ora 22:52
Kundërshton policinë, efektivët shoqërojnë administratoren e një lokali në Lungomare

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në Lungomare në Vlorë, pak pas protestës së biznesve, ku në shenjë simbolike vendosën të luanin të gjithë së bashku Himnin Kombëtar.

Disa prej pronarëve kanë refuzuar që të fikin muzikën, në lokalet e tyre duke u përplasur kështu edhe më efektivët e policisë. Ndërkohë që ka pasur edhe të shoqëruar, për kundërshtim të zbatimit të masave anti-COVID. Mësohet se është shoqëruar në polici, administratorja e një lokali në Lungomare, e cila ka kundërshtuar mbylljen e aktivitetit të saj.

Ora 22:44
Pak pas protestës me Himin Kombëtar kundër ndalimit të muzikës, policia ‘zbarkon’ në bizneset në Vlorë

Në orën 22:00, kur muzika duhet të fiket nga të gjitha bizneset, si një nga masat anti-Covid, policia ka zbarkuar në lokalet në Vlorë.

Pak pas protestës, ku të gjitha lokalet vendosën me zë të lartë Himnin Kombëtar, efektivë të shumtë policie janë parë përgjatë bizneseve në Vlorë, me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lika: 19/07/2021 06:57

    Keni te drejte kur thoni se ata qe protestojbe i kane ato lokale me para te pista .Le tu kerkohet se nga i kane ato para qe lokalet jane lluks e qe edhe ne bote te pakte jane .Se u prishet pune atyre se semuren njerzit .Ashtu vazhdo Edi Rama ,pyet per popullin e jo per ata qe lokalet i kane per te justifikuar parate e pista

    Përgjigju
  • Soni: 19/07/2021 00:12

    Vetem ne shqiperi hyn policia brenda lokaleve me uniforme

    Përgjigju
  • Iris: 18/07/2021 23:08

    Per te ashtuquajturit,te veteshpallurit, <<patriote vlonjate>>,nje portofol i fryre nga eurot e dollaret, nga xhirua e nje nate me ajrin e mbushur plot me tingujt shurdhues te muzikes,me kuterbimin e alkoolit dhe me mikrogrimcat e Covidit,eshte sherbimi me i madh qe i bejne atdheut,bashkekombasve dhe vetes se tyre.

    Përgjigju
  • Kusho: 18/07/2021 21:34

    Evropa po konsideron mbylljen e trete. Ne Shqiperi ankohen se po u mbyllet bisnesi ne ora 24:00. Dhe per para mos te qahen se shumica e atyre lokaleve jane me para te pista. Lavazho monetare.

    Përgjigju
    • Dante: 19/07/2021 05:49

      Po normal neper bote i paguan shteti demet lek e me lek ndersa ketu te lene te groposesh te falimentosh. Nese ske para o shtet ti kompesosh, leri njerezit te punojne. Sa per kovidin, vaksina ka sa te duash dhe pergjegjsia eshte personale. Ska pse paguan biznesi kokfortesine e ca njerezve qe sduan te vaksinohen. Duhet te mesojme te bashkjetojme me Kovidin...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?