Aurel Zarka

Dosja 'Toyota Yaris'/ Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës Zarka, SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës

5 Gusht, 15:20
  • Share

SPAK nis letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës, duke kërkuar që të identifikohen kodet e “SkyECC” për çështjen, e 3.4 milionë eurove, për të cilën u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Organi i akuzës kërkon të dhëna për kodet e tjera të “SkyECC” në vazhdën e hetimeve që po kryhen për funksionarë dhe ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë.

Aurel Zarka dyshohet ka ndërhyrë të paktën në 8 çështje për të ndikuar kundrejt përfitimeve monetare, i ndihmuar edhe studentja e magjistraturës Erjona Dautaj, në kohën kur kjo e fundit ka qenë oficere e policisë gjyqësore në Prokurorin e Krimeve te Rënda. 

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?