Presidenti Meta ka pritur në takim krerët e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve elektorale.
Pas takimit, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një prononcim për mediat tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, pasi vendi është në krizë totale.
Idrizi e ka shfrytëzuar takimin me presidentin Meta se i ka shprehur shqetësimin për çështjen e kufirit në detin Jon me Greqinë. Ai ka deklaruar se deklaratat e ministrave grekë për Shqipërinë janë të papranueshme dhe nëse do të insistojë, do të kërkojmë Çamërinë dhe heqjen e ligjit të luftës
Siç kishte paralajmëruar më herët "Report Tv", opozita e bashkuar ka kërkuar datën 18 prill të vitit 2021 për zgjedhjet e ardhshme.
“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe pasi u kërkoi njerëzve të lexojnë, e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.
Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.
Lajmi kryesor:
Meta mbyll konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve! Rama: Dakord për çdo datë, përveç 2 majit! Basha: Shqiptarët duan zgjedhje sot! Hajdari: Propozova ditën e Pashkëve
//ReportTv.al