Meta mbyll konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve! Rama: Dakord për çdo datë, përveç 2 majit! Basha: Shqiptarët duan zgjedhje sot! Hajdari: Propozova ditën e Pashkëve

4 Shtator 2020, 10:24| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 18:19

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme takimet konsultuese me krerët e partive politike në vend për të përcaktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021 brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj. Opozita kërkon 18 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa socialistët duket se janë të hapur për çdo lloj date përveç 2 majit, kur festohen Pashkët, duke ia lënë në dorë në këtë mënyrë opozitës përcaktimin e saj. Burime për Report Tv konfirmojnë se kryeministri Rama ka qenë dakord për çdo datë brenda periudhës 15 prill-15 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, përveç 2 majit pasi është edhe festa e Pashkëve. Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Kreun e Shtetit zgjati vetëm 15 minuta.

Pritja e kryeministrit Rama në takim nga Presidenti Ilir Meta është transmetuar live nga Presidenca. Meta ka shpjeguar se e ka ftuar për të diskutuar për përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe konsultimin në një proces sa më gjithëpërfshirës. Ndërkohë që në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.

Ashtu si takimi me kryeministrin Rama, edhe takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha është dhënë live nga Presidenca. Presidenti Meta u shpreh se takimi është bërë në kuadër të konsultimeve për një datë të mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa tha se më herët u konsultua edhe me maxhorancën. Pas takimit Basha theksoi se shqiptarët kanë nevojë për zgjedhjet sot dhe jo nesër, ndërsa për PD është e rëndësishme që ato të jenë të ndershme dhe të lira.

"Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen", tha Basha.

Në takim ka vajtur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Endrit Braimllari. Ajo bëri të ditur se do të zbatojnë çdo dekret të presidentit për të caktuar një datë të zgjedhjeve.

"Dua të theksoj se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy vitesh. Nuk mendoj se është çështje date, por është çështje e dhënies së drejtës të qytetarëve të zgjedhin të lirë e të kenë zgjedhje të lira dhe të bëhen sa më shpejt pjesë e BE. LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të Presidentit dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do i garantoj shqiptarëve atë qeveri që kanë aspiruar prej shumë kohës.  Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhje, një datë e zgjedhjeve do të krijonte mundësinë e  lëvizjes së gjërave. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë për qytetarët dhe për këdo", tha Kryemadhi

Në drejtim krejt të kundërt ka qenë Rudina Hajdari, e cila ka propozuar pikërisht atë datë që është mohuar nga Rama dhe opozita si ditë festë që i takojnë Pashkëve. Ajo tha se ka propozuar 2 majin dhe festa nuk pengon që të zhvillohen votimet.

"Unë propozova 2 majin si datë të zgjedhje pasi vjen menjëherë pas 1 Majit, ditës së punëtorëve. 2 maji do të jetë një datë historik për shqiptarët e ndershëm dhen punëtore.  Padyshim që vendimmarrja është e Presidentin, 2 maji është festë por ka ndodhur dhe here të tjera që janë mbajtur në ditë festë dhe kjo nuk na ka ndalur të votojmë dhe festojmë", tha Hajdari.

Presidenti ka zhvilluar takime dhe më partitë e vogla dhe aleatët e Bashës, të cilët kanë kërkuar si datë të zgjedhjeve 18 prillin. Shpëtim Idrizi i PDIU-së, Arjan Madhi  i PR, Vangjel Dule i PBDNJ, Arben Tafaj i PAA, kërkuan datën 18 prill, si datën më të shpejtë që lejon kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ora 18:13
Hajdari: I propozova Presidentit 2 majin, të festojmë dhe votojmë (VIDEO)

Rudina Hajdari pas takimit me presidentin Ilir Meta, i ka propozuar këtij të fundit datën 2 maj, pikërisht atë datë që Rama dhe opozita kanë mohuar të zhvillojnë zgjedhjet, pasi është festa e Pashkëve.

Hajdari tha për mediat se dita e festës nuk është pengesë për të mbajtur zgjedhjet dhe kjo ka ndodhur dhe herë të tjera në të kaluarën.  Për të kjo datë do të ishte historike, pasi vinte pas 1 Majit, ditës së punëtorëve.

"Unë propozova 2 majin si datë të zgjedhje pasi vjen menjëherë pas 1 Majit, ditës së punëtorëve. 2 maji do të jetë një datë historik për shqiptarët e ndershëm dhen punëtore.  Padyshim që vendimmarrja është e Presidentin, 2 maji është festë por ka ndodhur dhe here të tjera që janë mbajtur në ditë festë dhe kjo nuk na ka ndalur të votojmë dhe festojmë", tha Hajdari.

Ora 17:31
Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Hajdari mbërrin në Presidencë (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka mbërritur në presidentë ku do të takohet me presidentin Ilir Meta për të dhënë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve.

Ora 13:40
Kryemadhi komenton letrën e Yuri Kim: LSI parti e të rinjve nuk ka kandidat problematik, ta lexojë PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe letrën që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka dërguar partive politike që të tregojnë kujdes për përzgjedhjen e kandidateve të tyre, të cilët të mos kenë të shkuar kriminale. Kryemadhi tha se LSI nuk e ka këtë problem dhe se ka pasur kurrë pasi ajo është parti e rinisë dhe se këtë letër duhet ta lexojë PS-ja.

"Letra e ambasadores Yuri Kim është shumë e domosdoshme jo vetëm ne por sidomos edhe PS. Edhe në sondazhet, LSI është partia e të rinjve dhe të reja dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kandidat problematik, por nëse do të shkojmë drejt listave të hapura, do ta përcaktojnë qytetarët kandidatët", tha Kryemadhi pas takimit me presidentin Meta që zhvilloi në lidhje me konsultat për datën e zgjedhjeve.

Më herët Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë.

"Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit", shkruhet mes të tjerave në letër.

Ora 13:21
Kryemadhi zhvillon vizitën e parë në Presidencë: Me detyroi kryesia e LSI

Monika Kryemadhi ka zhvilluar vizitën e parë si kryetare e LSI në Presidencë dhe për këtë ajo tha se e ka detyruar kryesia e partisë si takim i rëndësishëm që ishte për përcaktimin e një date të zgjedhjeve.

"Sot është një nga vizitat e mia të rralla në Presidencë, pasi kryesia vendoi se duhet të vija unë si një ditë e rëndësishme që është", tha Kryemadhi.

Ora 13:00
Kryemadhi takim me Metën: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur dy vite më parë! Tani të zhvillohen sa më shpejtë

Pas përfundimit të takimit me kreun e shtetit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se për partinë e saj zgjedhjet duhet të ishin mbajtur që para dy vitesh. Kryemadhi theksoi se nuk është çështje datësh, por krijimi i mundësisë së zgjedhjeve për qytetarët sa më shpjet të jetë e mundur.

"Dua të theksoj se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy vitesh. Nuk mendoj se është çështje date, por është çështje e dhënies së drejtës të qytetarëve të zgjedhin të lirë e të kenë zgjedhje të lira dhe të bëhen sa më shpejt pjesë e BE. LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të Presidentit dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do i garantoj shqiptarëve atë qeveri që kanë aspiruar prej shumë kohës.  Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhje, një datë e zgjedhjeve do të krijonte mundësinë e  lëvizjes së gjërave. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë për qytetarët dhe për këdo", tha Kryemadhi

Ora 12:38
Kryemadhi mbërrin në Presidencë, pritet të takohet me presidentin Meta

Kryetarja e LSI-së ka mbërritur në Presidencë, ku do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Ajo ka qenë e shoqëruar me ish deputetin e LSI-së, Endrit Brahimllarin.

Ditën e sotme presidenti Meta është takuar me krerët e partive politike dhe sëfundmi ka ardhur edhe Monika Kryemadhi.

Ora 12:32
Përfundon takimi me Metën/ Basha: Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje sot, për ne e rëndësishme të jenë të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kreun e shtetit Ilir Meta. Basha theksoi se shqiptarët kanë nevojë për zgjedhjet sot dhe jo nesër, ndërsa për PD është e rëndësishme që ato të jenë të ndershme dhe të lira.

"Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen", tha Basha.

Ora 12:07
Meta pret në takim Bashën: Të diskutojmë për një datë të pranueshme për zgjedhjet, më herët fola me mazhorancën

Ashtu si takimi me kryeministrin Rama, edhe takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha është dhënë live nga Presidenca. Presidenti Meta u shpreh se takimi është bërë në kuadër të konsultimeve për një datë të mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa tha se më herët u konsultua edhe me maxhorancën.

"Si përfaqësues të PD dhe opozitës në tërësi ju ftova për të diskutuar për caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve. Më herët fola me dhe përfaqësues të maxhorancës", tha Meta

Ora 11:57
FOTOT/ Çfarë nuk u pa gjatë takimit në Presidencë, Rama dhe Balla qëndrojnë me maska para Metës!

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot takime me krerët e partive politike, për t'u konsultuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e partive politike kanë qëndruar pa maskë në takimin me Metën, ndërkohë që përjashtim ka bërë vetëm Rama.

Kryeministri Rama është shfaqur me maskë në Presidencë, ndërsa nuk ka pranuar që të konsumojë kafe ose çaj gjatë takimit.  Krerët e partive as nuk kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin, por vetëm janë përshëndetur nga larg.

 

Ora 11:48
Zgjedhjet parlamentare/ Rama dakord për çdo datë, përveç 2 majit

Burime për Report Tv konfirmojnë se kryeministri Rama ka qenë dakord për çdo datë brenda periudhës 15 prill-15 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, përveç 2 majit pasi është edhe festa e Pashkëve.

Mazhoranca është e gatshme për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse dhe Katolike, pasi këtë vit ata bien në të njëjtën datë.

Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Kreun e Shtetit zgjati vetëm 15 minuta.

Ora 11:31
Data e zgjedhjeve/ Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi në takim me Metën  

Në takim me Presidentin ishte edhe Nard Ndoka i PDK dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, por që asnjëri nuk prononcua për mediat. Ashtu si opozita mendohet se edhe ata mund të kenë kërkuar datën e parë që lejon kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ora 11:17
Rama vetëm pak minuta te Meta, përfundon takimi

Ka zgjatur vetëm pak minuta takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin Meta lidhur me konsultat për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Ora 11:05
'Kafe apo çaj?', Meta pret Ramën: Konsultime për datën e zgjedhjeve për një proces sa më gjithëpërfshirës

Pritja e kryeministrit Rama në takim nga Presidenti Ilir Meta është transmetuar live nga Presidenca. Meta ka shpjeguar se e ka ftuar për të diskutuar për përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe konsultimin në një proces sa më gjithëpërfshirës. Ndërkohë që në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.

"Ju thërrita për të zhvilluar konsultimet për datën e zgjedhjeve brenda afatit që krijon kushtetuta me qëllim që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës dhe për të respektuar çdo ndjeshmëri. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja dhe opinion tuaj si përfaqësues të PS dhe mazhorancës", tha Meta.

Në fund kreu i shtetin fton kryeministrin për të pirë kafe apo çaj.

Ora 11:01
Diskutimi për datën e zgjedhjeve, Rama mbërrin në Presidencë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t'u takuar më Ilir Metën për të diskutuar për datën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Ai është i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Ora 10:48
Madhi pas takimit me Metën: Propozova datën 18 prill, i gatshëm për çdo tryezë politike për çështjet e zgjedhores

Pas takimit në selinë presidenciale me Presidentin Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve, ish-deputeti Arjan Madhi deklaroi për mediat se ka propozuar datën 18 prill.

Kreu i Partisë Republikane beson tek reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që sipas tij do të garantojnë një proces të pastër në zgjedhjet e 2021.

Gjithashtu ai ka shprehur gatishmërinë për t'iu bashkuar çfarëdolloj tryeze politike për diskutimet lidhur me reformën elektorale.

Madhi: Shkëmbyem pikëpamjet tona me Presidentin. Nga ana e Partisë Republkane i ofrova propozimin e partisë për zgjedhjet më datë 18 prill si datën më të afërt. Duke vlerësuar mungesën e gjatë të legjitimitetit të parlamentit  në Shqipëri. Presidentit i shpreh vlerësimet dhe bindjen tonë që reforma zgjedhore e cila u bazua në marrëveshjen e 5 qershorit e miratuar nga ndërkombëtaret për të adresuar çdo çështje të reformës zgjedhore unë besoj që kjo ja arriti qëllimin. Do mund të garantohen të plota zgjedhjet e ndershme. Ne i garantuam që do të jemi në pjesëmarrës në çdo tryezë tjetër politike e cila do të adresojë në aspektin teknik vetëm përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që sollën vetëm një të re. Listat zgjedhore të hapura. Çdo përpjekje që do të fuste një agjendë tjetër për diskutim në Parlamentin shqiptar unë do thoja që do kërkonte dakordësinë politike në bazë të skemës së Këshillit Politik.

Ora 10:44
Arben Tafaj: PAA kërkon mbajtjen e zgjedhjeve më 18 prill

Arben Tafaj, i cili përfaqëson Patinë Agrare Ambientaliste ka kërkuar gjithashtu datën 18 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

"Sigurisht në gjykimin tonë si PAA duam që 18 prilli të jetë data e zgjedhjeve si datë më e përshtatshme për organizimin e tyre", tha Tafaj

Ora 10:37
Dule: Zgjedhjet të mbahen në datën më të shpejtë që lejon kushtetuta

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Meta ka kërkuar gjithashtu datën më të shpejtë të mbajtjes së zgjedhjeve që lejon Kushtetuta. Sipas Kushtetutës periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli.

"Për të diskutuar në lidhje për datën e zgjedhjeve me qellim që të nisi sistematikisht përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme dhe që vendi ynë të arrijë atë që vendet demokratike e kanë me kohë. në këndvështrimin tim  zgjedhjet duhet të mbahen në  periudhën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të presidentit", tha Dule.

Ora 10:23
Idrizi: I shpreha Metës shqetësimin për kufirin detar, nëse Greqia insiston ne duhet të kërkojmë Çamërinë

Presidenti Meta ka pritur në takim krerët e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve elektorale.

Pas takimit, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një prononcim për mediat tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, pasi vendi është në krizë totale.

Idrizi e ka shfrytëzuar takimin me presidentin Meta se i ka shprehur shqetësimin për çështjen e kufirit në detin Jon me Greqinë. Ai ka deklaruar se deklaratat e ministrave grekë për Shqipërinë janë të papranueshme dhe nëse do të insistojë, do të kërkojmë Çamërinë dhe heqjen e ligjit të luftës

Siç kishte paralajmëruar më herët "Report Tv", opozita e bashkuar ka kërkuar datën 18 prill të vitit 2021 për zgjedhjet e ardhshme.

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe pasi u kërkoi njerëzve të lexojnë, e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.

Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.

Komento

Komente

  • meri: 04/09/2020 20:20

    Sfilata e Karnavaleve:

    Përgjigju
  • Haha: 04/09/2020 16:18

    Hajduti Meta takohet ne baxhell Moniken

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 04/09/2020 16:04

    Mona eshte e paster them me pergjegjesi e din llapa ime cfar heq

    Përgjigju
  • Lsi: 04/09/2020 15:55

    O buce edhe Almir Rrapo i ri ishte,po e hengri sa krahu kur e detyruat ti me barkderrin te merrte vize amerikane,edhe ti e re ishje,por beje tregeti droge me karroce femijesh per ne europe. Pa le "ushtaret" e "baftjaret" qe i bete te famshem e me pasuri,sa u cuditen edhe vete,se vinin kur filluan pune per here ne Tirane, nga Bubqi me fugona me 300 leke te vjetra ne xhep. Paketoni plackat se po u pret "vila ne Rec,se zgjedhjet e vendi eshte i shqiptareve jo i tradhetareve dhe hajduteve.

    Përgjigju
  • Tomi&xheri: 04/09/2020 15:41

    I do sot zgjedhjet moj maloke,ti dhe kllouni yt asnjehere s'keni marre vota,vetem i keni vjedhur.Ta them une pse i kerkon zgjedhjet sot,se ke frike mos u hedhin hekurat, e u humbet partia kurve-hajdute qe krijuat, skizofrene familjarisht jeni.

    Përgjigju
  • Na nxorren mallin e enverit me nexhmien keta pinjollet e rinj te kllasas se degjenerueme: 04/09/2020 14:51

    Sa u kenaqa kur pashe moniken ne presidence, u cmallem na u duken si nexhmija me enverin, lum populli qe i ka keta te dy kokemedhenj, se na ndihmojne, na mbrojne nga karavirusi, na shtojne te ardhurat, parate, fitimet tona jane te varur nga b*theqeshja e tyre me fal buzeqeshja. Rama beri mire qe vuri maske se presidenti kishte futur virrusin kur te hynte Ramsi

    Përgjigju
  • LORA: 04/09/2020 14:16

    Bisedime per daten e zgjedhjeve ?!!!! Cila pra eshte data ? Atij me bllok ne dore nuk i mjaftoka Kushtetuta,iu dashkan bisedime per nje date!!!!!

    Përgjigju
  • One: 04/09/2020 14:02

    oh c'u kenaqem :):) :) ah qe s'ju shpelan mortja juve te dyve e me te gjithe keta parodistet e tjere. Klase politike e kalbur dhe e korruptur qe eshte kthyer ne histori per te qare e qeshur. Per te qeshur per ata qe e shohin nga jashte dhe qare per ata qe ju ka rene per hise

    Përgjigju
  • O tej: 04/09/2020 13:45

    Mona e do shpejt se i thahet krejt paszaj

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/09/2020 13:13

    Filloj maskarada me kllounet groteske meta,rama,basha,kryemadhi e tere halahupet sojseze deri te q*rjedulja. Populli pret tu fus nga nje hu sa me pare vecanerisht nga dh**sin e ti lere ne MUZEUN E KRIMIT SHTETEROR 30-VJECARE keta dhjaksa te pshurrun.NESE NUK DO KETE ALTERNATIVE TJETER KOMBETARE,POPULLI DO BRAKTISE PERFUNDIMISHT VOTIMET,KJO ESHTE E SIGURT. NESE DO KETE NJE ALTERNATIVE TJETER,JO PJELL E KLANSEKTIT PS,PD,LSI POPULLI DO TA VOTOJE ATE DUKE RUAJTUR VOTEN E TIJ ME BIÇAK NE DORE.KETE E DI MIRE SI LULUSHIRAMES PO EDHE KRYETARI RILINDJES SE FELLIQUR. DESHMITARI E PA GJENDJEN TRONDITESE TE KRYETARITRILINDJES NE REZORTIN E LUCELABINOTIT QE I ISHIN FIKUR LLAMBAT DHE ISHTE NE JERM PARA DEPUTETEVE E KRYEBASHKIAKEVE DY DITE RADHASI KU KERKON 800.000 VOTA.

    Përgjigju
  • Alb: 04/09/2020 11:47

    Ky se ka mbajt masken pothuajse ne te gjitha takimet qe ka ber ne shqiperi si dhe jasht saj si drejtues suprem i osbe po e mban me ilirin.Politik te flliqur po ben o edvin ti dhe gjith ata si puna juaj po i thyeni te drejtat dhe femijve 1 vjec duke i detyruar te mbajn maska jeni kthyer ne abuzues te drejtave te femijve.

    Përgjigju
    • Europ: 04/09/2020 19:05

      Z.Basha Sofra e fundit e maskarenjeve eshte Ilir Meta. Peshtyma kur hidhet nuk lepihet Z.Kryeopozitar.

    • irirsi: 04/09/2020 17:33

      ti Alb me siguri je nje nga ata qe beson se nuk ka virus?abuzues femijesh?kete nga e gjete?o bobi juve duhet me ju dhene te drejte per cdo gje qe thoni se te meresh me ju esht humbje kohe qe mbajti masken me liken do te thote qe nuk do te mari fryme ku esht ai ne te njejten dhome se po u semur likja do thote fallxhorja qe ja njgjiti edi kastile

    • Rei: 04/09/2020 13:00

      Shqiptaret duan zgjedhje sot,Sepse po ne errdhi ne pushtet shalengjituri Hollandes do hane te gjithe me luge Floriri.Pirrthe te liroheni.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?