Ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare ka folur në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe që zhvillohet sot më 20:45 në "Air Albania". Për Supersport ai ka thënë se suksesi i ekipit erdhi nga grupi. Për fazën finale, Tare dëshiron në grup Serbinë.
"Ndryshimi i kësaj kombëtareje me atë të kohës tënde?
Ngre kokën dhe shiko stadiumin, infrastrukturën e ngritur në këto vite. Fati për të pasur një brez të artë dhe një trajner që ka shfrytëzuar në maksimum siç duhet këtë skuadër dhe sigurisht djemtë që kanë dhënë djersë për të arritur atë që kanë arritur, por nuk mund të bëhen krahasime mes brezave, pra me ne të asaj periudhe.
Hera e dytë në Europian, çfarë duhet të bëjmë ndryshe këtë herë?
Ndryshimi së pari kuptohet te festa, në 2016-ën ishte shumë më e madhe, ndonëse edhe tani u festua nuk kishte të njëjtën madhësi. Kjo është një skuadër me djem që luajnë në skuadra të mëdha. Në këtë europian nuk duhet të kenë presion, por ta shijojmë dhe ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e ka kapacitet që ta kalojë grupin.
Cili spikat më shumë në Kombëtar?
Kjo është një skuadër që nuk ka yje, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke luajtur si grup edhe pse Asani ka qenë vendimtar me golat e tij, unë them se të gjithë kanë qenë të rëndësishëm së bashku.
Kë do donit si kundërshtar në Europian?
Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia", tha Igli Tare.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
S.Dh/ReportTv.al