Igli dhe Auron Tare

Sport

Igli u zgjodh drejtor sportiv i Milanit, reagon vëllai i tij Auron Tare: Na i kurseni hipokrizitë, Shqipëria futbollistike dhe ajo politike s'e angazhuan

27 Maj, 11:59| Përditesimi: 27 Maj, 13:36

  • Share

Igli Tare u zyrtarizua të hënën (26 maj) si drejtori i ri sportiv i Milanit në Serie A për të paktën dy vitet që vijnë. "Bjondi" ka bërë krenar shumë shqiptarë për këtë arritje, teksa një reagim ka pasur edhe vëllai i tij, studiuesi Auron Tare.

Fillimisht ai i falenderon të gjithë për urimet, por nuk harron edhe të "kundërpërgjigjet". Ai u ndal te "urimet hipokrite", për të cilat kërkon që "të kursehen". "Më duhet të them se Shqipëria futbollistike dhe ajo politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet që ish- drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit", shkruan Auroni mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

“Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të futbollit, më duhet t'i them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë italian në vecanti.

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonjë fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe unë jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale.

Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë. Por më duhet të them se sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite. 

Më duhet të them se Shqipëria futbollistike dhe ajo politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet që ish- drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit. Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare, please”, shprehet Auron Tare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?