Politikë

Berisha e la jashtë listave/ Lapaj i merr Dash Sulën! në lista të mbyllura me emra 'fiktivë', në Berat kandidon babanë! ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dorëzon kandidatët në KQZ

12 Mars, 23:37| Përditesimi: 13 Mars, 13:24

  • Share

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar zyrtarisht listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një nga zhvillimet më të spikatura është përfshirja e deputetit demokrat Dashnor Sula në këtë listë, një lëvizje që përfaqëson një ‘goditje’ për Partinë Demokratike të Berishës.

Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por për shkak të vendimit të Berishës për të përjashtuar emrin e tij nga lista e mbyllur, ai ka zgjedhur t’i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Nga ana tjetër Adriatik Lapaj, ka kandiduar babain e tij Behar Lapaj të parin në Qarkun e Beratit. Një skemë kjo që po ndjekin partitë e vogla që në listat e mbyllura vendosin emra fiktivë dhe vetë figurat politike po garojnë në lista të hapura. 

Vetë Lapaj është në listën e hapur të Tiranës bashkë me bashkëpunëtorin e koalicionit Pano Soko, që i përket ‘Nismës Thurje”

Mesa duket koalicioni i ri po synon të grumbullojë votat e zhgënjyera nga demokratët dhe të ndërtojë një alternativë të re për përfaqësim politik.

(Kliko këtë për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 00:51
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit LISTËN në KQZ, Shehi, Alibeaj, Elezi në Tiranë, Kthupi në Durrës e Kulluri në Vlorë! Në listat e mbyllura futen familjarët

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ishte i fundit që dorëzoi listat me 186 emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Bie në sy përfshirja në listat e sigurta për 12 qarqe të të afërmve të drejtuesve politikë të partive, kryesisht familjarë, me qëllim për t’i djegur dhe mbajtur premtimin për listat e hapura.

Koalicioni përbëhet nga LZHK dhe “Djathtas 1912” që kanë formuar Koalicionin Djathtas për Zhvillim.

Deputetët Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912” do të jenë në listën e hapur të qarkut Tiranë, sikurse edhe Ekrem Spahia dhe ish-kreu i PD KUkës, Ibsen Elezi. Kurse kryetari i koalicionit që është regjistruar në KQZ, Rezart Kthupi, është regjistruar në listën e Durrësit dhe një nga themeluesit, Edvin Kulluri, kandidat në listën e Vlorës. 

Lista me disa nga kandidatët kryesorë të ‘Djathtas për zhvillim’:
Tiranë 
-Dashamir Shehi
-Enkelejd Alibeaj
-Ekrem Spahiu
-Ibsen Elezi
-Rei Shehu
Shkodër 
-Arben Muça
-Violeta Dhaskali
-Agim Pashku
-Kristela Doçi
Lezhë 
-Robert Gjergji
-Argys Berhani
Elbasan 
-Evald Serreqi
-Arian Samarxhiu
-Klajdi Muzhaqi
Korçë 
-Selaudin Jakupllari
-Rizaldo Vrenozi
-Kristaq Viso
Durrës
-Rezart Kthupi
-Ivi Shkreli
-Edlira Devolli
Vlorë
-Edvin Kulluri
-Arbi Agalliu
Fier
-Eriselda Zotaj
-Artan Murrizi

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 00:09
Partia ‘Mundësia’ dorëzon listat në KQZ, Agron Shehaj kandidon në Tiranë

1741821402_agronshehaj.JPG

Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ka dorëzuar zyrtarisht listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vet Shehaj kandidon në listën e Tiranës, ndërsa në këtë listë janë 49 kandidatë për deputet.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?