Një shkëndijë në një kabinë elektrike private ka bërë që e gjitha zonën e Kuvendit dhe përreth të mbetet për pak minuta pa energji elektrike. Kjo ka qenë he shkaku që gjatë kohës që po zhvilloheshin Komisionet Parlamentare ne Kuvend, u stakuan edhe dritat, pamje që u panë edhe në transmetim live. OSHEE sqaroi se e ka stakuar ajo energjinë deri në rregullimin e defektit dhe se kjo zgjati vetëm disa minuta.
Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve mbetën pa drita gjatë kohës që ishin duke diskutuar për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.
Lajmi kryesor:
Diskutohet kredia për energjinë elektrike, ikin dritat në Kuvend! Çela vijon raportimin në errësirë te Ekonomia por ndërpritet pas sherrit për foton (VIDEO)
I.K/r.k./ReportTv.al