Ekonomi

Diskutohet kredia për energjinë elektrike, ikin dritat në Kuvend! Çela vijon raportimin në errësirë te Ekonomia por ndërpritet pas sherrit për foton (VIDEO)

26 Tetor, 11:05| Përditesimi: 26 Tetor, 12:05

Mbledhja së Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, pas u fikën dritat.

Fillimisht situata po trajtohet me sportivitet dhe Çela vijonte raportimin por pas debatit së ministres Balluku me deputetin e PD Arbi Agalliu pse po behej foto pa drita, mbledhja u ndërpre.

Debati: 

Balluku: Nuk është etike që bën foto, ne kemi ardhur për të folur për çështje etike dhe profesionale. 
Agalliu: Kush je ti që më tregon etikën?
Balluku: Unë jam ajo që more ti në foto, për çfarë e bërë foton

E njëjta situatë me fikjen e dritave u përsërit edhe në Komisionin e Ligjeve. Energjia elektrike është rikthyer dhe puna ka vijuar normalisht. 

Menjëherë ka reaguar OSHEE për ngjarjen ku ka sqaruar se ishin ata që kishin stakuar energjinë elektrike në të gjithë zonën, pas një shkëndije që kishte ndodhur në një kabinë elektrike private. Ikja e dritave ka zgjatur vetëm pak minuta dhe çdo gjë i është rikthyer komunitetit.   

 

Ora 11:38
Ikin dritat gjatë seancës së komisioneve parlamentare, OSHEE: E stakuam ne, shkak një shkëndijë në një kabinë elektrike

 

Një shkëndijë në një kabinë elektrike private ka bërë që e gjitha zonën e Kuvendit dhe përreth të mbetet për pak minuta pa energji elektrike. Kjo ka qenë he shkaku që gjatë kohës që po zhvilloheshin Komisionet Parlamentare ne Kuvend, u stakuan edhe dritat, pamje që u panë edhe në transmetim live. OSHEE sqaroi se e ka stakuar ajo energjinë deri në rregullimin e defektit dhe se kjo zgjati vetëm disa minuta.

Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve mbetën pa drita gjatë kohës që ishin duke diskutuar për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 26/10/2021 14:42

    Qfar cirku është duke u bër në këtë vend o shqiptarët e mi, po nuk e shifni që Shqipëria jonë është duke u shitur tek serbo-rusët për një groshe. 70mil € blerje energjie mu nga Serbia, a thua pse ndodhë kështu...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni: