IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat 

17 Korrik, 16:32| Përditesimi: 17 Korrik, 16:40

  • Share

Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik, konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, inspektorët e IKMT shkuan në terren për të verifikuar situatën.

Gjatë aksionit IKMT ka shembur disa objekte, të cilat ishin ndërtuar në aksin rrugor.

IKMT thotë se do të vijojë monitorimin në terren për të verifikuar shkeljet dhe do të marrë masa në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?