Shembja e hotelit në Radhimë has në rezistencë, babai me fëmijën 3-vjeç hipën në çati: Nuk jemi serb, po shkatërroni një familje! IKMT ndërpret operacionin

28 Mars 2022, 12:31| Përditesimi: 28 Mars 2022, 19:48

  • Share

VLORË- Aksioni i IKMT në bregdet ka hasur në rezistencë. Inspektorët janë tërhequr pas disa orësh, për shkak të rezistencës së pronarëve, të cilët u ngjiten në çatinë e hotelit. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

Aksioni për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës nisi paraditen e sotme, ndërsa janë në plan për t’u prishur 10 objekte. Sipas IKMT lajmërimi i pronarëve është bërë që ditën e premte, ndërsa objektet që do të shemben nuk janë pjesë e procesit të legalizimit.

Pronarja e hotelit  Arleta Havari, e cila thotë se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe prej muajit dhjetor e ka dhënë me qira tek një shtetase italiane. Pronarja thotë se disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Nga ana tjetër edhe Mariana Cariglia tha se ka investuar në këtë hotel dhe se këtë çështje do e ndjek përmes gjykatës deri në fund.

 

Ora 15:34
Shembja e hotelit në Radhimë, familja ngujohet brenda, mes tyre edhe një fëmijë, vlonjati: Nuk jemi serb, po masakroni një familje

 

Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre. Ato kanë refuzuar që të dalin, teksa brenda në shtëpi është edhe një fëmijë 3 vjeç. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar.

“Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, tha një tjetër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/03/2022 00:23

    E pranojne dhe vete,30 vjet kane aty,30 vjet /toke e xanum/.Po para 30 vjetesh ku ishit? Ndertimet e kane shkaterruar gjithe bregdetin shqiptar.Skandaloze te shohesh sa e kane ngushtuar ndertimet brezin ranor,sidomos ne Durres.

    Përgjigju
  • Bojo I vertet: 28/03/2022 17:19

    Me vjen keq per ate djalin e vogel, nen terror policor dhe prinderor po e perdorin si mburoje. Ai pronari I hoteli ka mbrojt orikumin me 97, me vone mbrojti tokat e orikumit te mos I merrni pronaret, sot nxjerr gruan dhe femijet mburoja, per te mbrojtur pronen e vet, ku eshte fisi avaraj, shoket e komitetit, shoket e partise, apo Pllatoni eshte ok me hotelin e vet, bashke me Teki Xhemalin qe jane shefat e avareve ne PS, de keshtu fuksionon, Po muarrem jazua ku te jete thua, qe spo be nje dore ti ndimoje, qe u vete naten per vota perwPs. E mor shoku Yrjet, se ti je trap, prape me ata do merrsh. Me Ps Kut

    Përgjigju
    • Gim: 28/03/2022 17:51

      Po une qe jam me PS te me lejojne te vij te vras e te pres ne shtepine tende

  • Abcd: 28/03/2022 17:10

    Une nuk jam kunder prishjeve,kur behet fjale per projekte madhore dhe kur eshte ne perputhje me ligjin,por kur prishjet behen ne fillim sezoni dhe kjo perseritet ,atehere kemi te bejme me nje qendrim te qellimte ne struktura te caktuara te shtetit per te demtuar turizmin. Kaq sa per kete. Tjeter,lajmi qe jepet eshte gjysmak,sepse gazeta duhet te nxjerr dokumentet e duhura me pare para se t’i jap mikrofonin cdo njeriu dhe nese rezulton se ka shkelje ligjore ,atehere i drejtohet edhe te demtuarve nga keto shkelje apo veprime arbitrare te shtetit.

    Përgjigju
  • Bojo: 28/03/2022 16:56

    Prishuani maskarenjve zaptusave qe s.lan me plazhe publike pa zene.duhet rregull ne ndertime jo keshtu rremull

    Përgjigju
  • Lui: 28/03/2022 16:26

    Sa te pacipe jane! Ai vend dihej qe do behej hapesire publike, sic ka qene e sic duhet te jete. Aty do jete vazhdimi i lungomares qe do shkoje deri ne Orikum. Keta fshatare ne vend te thone faleminderit qe hengrem deri tani ne kurriz te nje prone jo te tyren, tani dalin dhe bejne gjoja me veteflijime.

    Përgjigju
  • Kaco: 28/03/2022 14:47

    Pse genjen o zonje? Nuk ka pasur objekt aty as ne 2001 jo 94 e 98. Tregojua jabanxhive keto. Jeni pasuruar kaq vite ne prone publike. Ka bere i forti si ka dashur duke ngulur hunje e tela me gjemba aty ku duhet te loznin femijet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?