Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit ka bllokuar një kompani e cila nxirrte inerte në mënyrë të paligjshme në afërsi të Farkullës në lumin Vjosë.
Kompania e merrte materialin nga shtrati i lumit dhe e grumbullonte në depozitat e saj e më pas transportonte inertet.
Gërryerja e shtratit të lumit ka pasoja afatgjatë në erozionin në zonë si dhe dëmtimin e këmbëve të urave në lumë për shkak të ndryshimit të shtratit. Vjosa ndërkohë është shpallur Park Kombëtar dhe çdo veprimtari ndërtuese mbi të është e ndaluar
Komento
po guroren e vellait te Piro Lutajt apo se shikoni?! Qe ka devijuar rrugen nacionale ne Pocem dhe ku jane bere qindra e jo dhjetra aksidente e madje dhe hunbje jete?! Pse keshtu eshte drejtesia?!
Përgjigju