Kronikë
Top 24

Ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi, një në pranga në Tiranë, në kërkim administratori i farmacisë (VIDEO)

25 Shtator 2018, 11:26| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 13:38

  • Share

TIRANE-Në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një person për kontrabandë ilaçesh, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i farmacisë.

Arion Lleshi 22 vjeç  u prangos në rrugën e “Barrikadave”, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të kontrollit të barnave. Ndërsa në kërkim u shpall administratori i farmacisë, L. Lleshi.

Ilaçet që janë bllokuar vinin nga Mali i ZI. Qëllimi ishte shmangia e pullës fiskale për të rritur fitimin për farmacinë që i shet, ndërsa nuk ishin të skaduara. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se ilaçet janë futur në Shqipëri nga Mali i Zi duke i fshehur në makinë.

Komento

Komente

  • erald: 25/09/2018 12:19

    bravo Policia, kane kapur dy veta njerin me 1 gr hashash dhe tjetrin me 8.8 gram..ata qe kane nga 2-3 ton nuk i kap njeri,ikin ne drejtim te paditur. turp

    Përgjigju
  • Azeki: 25/09/2018 12:18

    I paskeni nxjer emrin qyqit se e paskqn kam me 1 g hash.Hajde polici.Vrasesit i nxirni vetem me iniciale.

    Përgjigju
  • Naimi: 25/09/2018 11:58

    Ky eshte shteti ligjor

    Përgjigju
  • Atifi: 25/09/2018 11:43

    Wow...1 grame canabis.Paskan kapur nje super kriminel.I nxoret dhw emer e mbiemër per nje grame kurse vrasesit i nxirni me Iniciale Hajde polici hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?