Foto ilustruese

Ilaçe kontrabandë me autobus nga Italia në Vlorë, e pësojnë dy shoferët

1 Nëntor 2020, 15:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 15:38

  • Share

VLORË- Një tentativë e kontrabandës së ilaçeve është zbuluar ditën e sotme në Portin e Vlorës, ku pas kontrollit në një autobus që vinte nga Italia janë gjetur 209 pako medikamente të markave të ndryshme.

Policia ka vënë nën hetim dy shoferët e autobusit të linjës Shqipëri- Itali, A. M., 45 vjeç dhe M. P., 29 vjeç, banues në Fier (të cilët e drejtonin autobusin me turne).

Sipas policisë ilaçet kontrabandë janë konstatuar pas kontrollit të imtësishëm të autobusit në vijën e dytë dhe tashmë dy shoferët do të përballen me akuzën e "Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 01/11/2020 16:48

    S'thone shyqyr qe i paska sjelle nga Italia qe te pakten jane tamam se ngelem duke blere ilace te skaduara indiane.

    Përgjigju
  • Buzali: 01/11/2020 15:50

    Bravo dogana.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?