Ilir Beqaj replikon me Metën: Nuk kemi ardhur për të numëruar mandatet, e duam votën të mbrojmë punën që kemi nisur

15 Shkurt 2021, 16:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 17:12

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj tha sot në Kuvend se PS nuk do të jetë në qeveri për të numëruar mandatet por për të mbaruar punët që ka nisur.

Në fund të fjalës së tij ai bëri diferencën mes Shqipërisë së vitit 2013 me atë sot, ndërsa shtoi se më pas se reformat do të thellohen akoma më shumë në vitin 2030.

“Nëse lexohen arsyetimet e presidentit na thuhet se po ulen tarifat. Sot të rinjtë nuk duan të bëhen marinarë sepse nuk ka mundësi. Kjo është mundësi e shtuar.

Presidenti arsyeton se koha është e papërshtatshme se vendi po kalon në pandemi. Po pas pandemisë çfarë do bëjmë. Unë besoj se që në vitin 2013 ne nuk kemi ardhur për të numëruar mandatet.

Nuk kemi ndonjë sfidë për tre-katër apo pesë mandate. Ne duam të qeverisim sepse duam të mbarojmë punën që kemi nisur. Duam ta shtrijmë sistemin e vaditjes në çdo parcelë.

Duam të japim libra falas deri në klasën e 12. Duam të fillojmë reformën e sistemit politik. Duam ta vazhdojmë taksimin e ndershëm.

Si ishte në 2013 dhe si është sot falë mundit dhe pasionit të çdo shqiptari. Si do të jetë Shqipëria në 2030”, tha Beqaj.


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës e Shkodër! Sot vijnë 7020 doza vaksina nga Pfizer! Murrizi dhe Gjoni mbrojnë mjekun Prifti: Peshqit e mëdhenj, politikanët


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?