Sot do të vijnë në Shqipëri 7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Rritja e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka çuar drejt ezaurimit 550 shtretërit në 4 spitalet COVID në kryeqytet. Manastirliu tha se duke nisur nga dita e sotme nis aktivizimi i spitaleve rajonale sipas tre skenareve të hartuara nga ministria e shëndetësisë. Ajo shtoi se do të nisë aktivizimi i spitaleve rajonale për përballimin e situatës së COVID, fillimisht në Durrës e Shkodër, e më pas në Vlorë, Korçë e Elbasan.
“Bazuar në skenarët e strategjisë do të aktivizojmë nga sot spitalet rajonalë Durrës, Shkodër pastaj Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Spitalet nuk e parandalojnë virusin”.
Ministrja njoftoi se janë mbi 500 të shtruar në spitalet COVID, ndërkohë që ka rritje raste të rënda në moshat e reja dhe rritje në reanimacione. Shifrat e COVID, janë në rritje në vendin tonë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë dje ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete, të moshave 35-78 vjeç. Në total numri i viktimave ka shkuar në 1,555 që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Gjatë seancës së sotme në Kuvend janë hedur akuza të forta. Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe të mjekut Edvin Prifti, i dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Murrizi thotë se nuk janë ata peshqit e mëdhenj, por politikanët, ata që janë në sallë dhe jashtë saj. Edhe deputeti Ralf Gjoni i ka dalë në mbrojtje mjekut Prifti duke u shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro. Ndërkaq ai ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, që do ti japë mandatin e 3 kryeministrit.
Ndërsa deputeti Ervin Bushati nga parlamenti ka komentuar programet politike të PD dhe LSI të cilat sipas tij sbëjnë sens ekonomik dhe me shkrirjen së bashku këto oferta e dëmtojnë ekonominë në këtë kohë.
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj tha sot në Kuvend se PS nuk do të jetë në qeveri për të numëruar mandatet por për të mbaruar punët që ka nisur.
Në fund të fjalës së tij ai bëri diferencën mes Shqipërisë së vitit 2013 me atë sot, ndërsa shtoi se më pas se reformat do të thellohen akoma më shumë në vitin 2030.
“Nëse lexohen arsyetimet e presidentit na thuhet se po ulen tarifat. Sot të rinjtë nuk duan të bëhen marinarë sepse nuk ka mundësi. Kjo është mundësi e shtuar.
Presidenti arsyeton se koha është e papërshtatshme se vendi po kalon në pandemi. Po pas pandemisë çfarë do bëjmë. Unë besoj se që në vitin 2013 ne nuk kemi ardhur për të numëruar mandatet.
Nuk kemi ndonjë sfidë për tre-katër apo pesë mandate. Ne duam të qeverisim sepse duam të mbarojmë punën që kemi nisur. Duam ta shtrijmë sistemin e vaditjes në çdo parcelë.
Duam të japim libra falas deri në klasën e 12. Duam të fillojmë reformën e sistemit politik. Duam ta vazhdojmë taksimin e ndershëm.
Si ishte në 2013 dhe si është sot falë mundit dhe pasionit të çdo shqiptari. Si do të jetë Shqipëria në 2030”, tha Beqaj.
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate në Kuvend. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Adriatik Alimadhin.
Shkak u bë Taulant Balla i cili ju drejtua deputetit Adriatik Alimadhi si ballist, ndërkohë që ndërhyri edhe Ruçi.
Kreu i Kuvendit i tha Alimadhit që nuk ka asrye për tu mërzitur pasi edhe vetë ai e etiketuar kryeparlamentarin qindra herë si komunist dhe ai vazhdon të jetë i ulur në atë karrige.
Balla: Sa më shumë gra në politikë aq më e mirë bëhet politika. Ju ballistët jeni kundra, unë si socialist do të doja që gjysma e kësaj salle të ishin gra. Keqardhje që PD-LSI nuk e kanë kuptuar ende që jetojmë në gjeneratën e forcës së grave në politike.”
Ruçi: Këtu mbyllet debati për projekt vendimin për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet. A ka mundësi të mbaroj unë një herë? S’është sharje po the ballist. Pse je i kompleksuar, ti më ke thënë 100 herë komunist mua dhe ja ku jam. Që s’jam komunist. Ti je ballist edhe të vjen rëndë kur të them ballist. Ç’ke ore ?Pra, këtu mbyllet projekt-vendimi për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill.Po, çfarë replike ke akoma për ballistin? Urdhëro!
Alimadhi: Faleminderit z.kryetar. Zoti Balla, në fakt juve u lëshuat të gjithë nga një diskutim që bëri kolegia Dhimitri.Nuk e shikoj as më shumë, e as më pak të një mendësie që doni të poshtëroni të tjerët me mënyrën sesi flasin. Pas asaj e mori fjalën zonja Kodheli, zonja Hysi, zonja Balluku, më pas e mori fjalën zoti Balla. Po pse ore ju do t’i mësoni kolegët deputetë se si duhet të flasin? Pra kjo është mendësia komuniste që juve ju trashëgoni, ju doni që të flasin kolegët deputetë siç flisni ju. Po lërini ore zotërinj të flasin, në fund të fundit opinioni publik, shoqëria shqiptare do t’i dëgjojë ata dhe ajo le t’i bëjë dalje. Jo ju! Pra ju ju duket mendësinë, shoqërinë, institucionet gjithçka e doni ta poshtëroni mendjen njerëzore. Pse kështu? Zoti Balla, ne ballistët në fakt i duam gratë, por i duam t’i kemi në shtëpitë tona dhe nuk i duam t’i kemi nëpër male për ta kuptuar mirë ti këtë.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë deklara të forta nga Kuvendi, duke thënë se arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës ishin një mesazh jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë ende në sistem, por edhe për politikanët.
Këtu u ka bërë apel Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës të heqin dorë nga përpjekjet për të kthyer pas reformën. Kreu i grupit parlamentar të PS, ka deklaruar se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur duke falenderuar ata që e kanë mbështetur prej fillimit. Sipas tij vendimi i fundit nga Gjykata Europiane ishte një mesazh i qartë.
"Meriton nga kuvendi të marri një vlerësim, jo ju, dua tju falenderoj për mbështetjen që keni dhënë për reformën në drejtësi. Rezultatet e spak, ild, e institucioneve të tjera janë pozitive. Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, rezultatet e deritanishme të SPAK janë mbresëlënëse, goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor, ku ende ka plagë të rëndë, ku gjyqtarët e kanë kthyer pozicionin e tyre në gjobëvënie.
Goditja ishte e duhura për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve të korruptuar që janë në sistem por edhe politikanëve që duan të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reforme. Meta, Berisha Kryemadhi duhet të heqin dorë nga përpjekja se mund të kthejnë mbrapsht reformën, të heqin dorë nga takimet në skuta me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të skualifikuar duke premtuar se do i rikthejnë, të heqin dorë nga të tilla praktika të shëmtuara
Meta, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe kujtdo që iu shkon pas këtyre, të heqin dorë nga shpresa se do kthejnë reformën në drejtësi. Vendimi i Gjykatës europiane ishte një vendim që konfirmon se vetingu ka vazhduar me rezultate", tha ai.
Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq. Ai tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër. Këtu foli dhe për situatën e pandemisë, duke thënë se styre politikanëve që nuk respektojnë masat anti COVID u rrofshin votat.
Operacioni i SPAK të enjten e kaluar (11.02.2021) i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit.
Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.Në pranga u vunë disa persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur deputetes Fatjona Dhimitri në lidhje me menaxhimin e situatës në vend pas përkeqësimit nga moti.
Balluku iu përgjigj deputetes, duke i kërkuar që të mos i rëndojë më shumë shqiptarëve situatën ku ndodhen sot.
Balluku tha se regjistrimi i asaj video në borëpastruese ishte i detyruar pasi në terren zëri i saj nuk mund të dëgjohej nga puna e këtyre mjeteve për të hapur rrugën, ndërsa ironizoi me deputeten Dhimitri se mund t’ia bënte një xhiro nëse i kishte ngelur në mendje.
“Nuk e di nëse keni dalë në terren. Siç i keni parë Taulantin të futur në ujë dhe borë. Kërkoni pak bëni searche para se të shkruani fjalët. Bora pa dyshim bie edhe pasi kalon borëpastruesja. 37 kontratat rajonale të mirëmbajtjes kanë qenë aktive. Është përballuar në mënyrën më të mirë kjo propagandë. Juve që ju ngeli mendja të borëpastruesja ku hipa unë mund t’iu bëj një xhiro me borëpastruese. Atë video e bëra në borëpastruese sepse në terren nuk dëgjohej zëri.
E di çfarë është kjo dhe ku doni të dilni. Ju thoni që nuk ka polici në terren. Por si u hapën këto rrugë. I hapët ju me imagjinatën tuaj duke parë televizor. Cili shqiptar ka ndonjë dyshim se si e kemi përballuar ne tërmetin. Në Aquila ka njerëz që jetojnë ende në kontejner. Ne po mbarojmë shtëpitë pa I kërkuar asnjë ndihmë qytetarit.
Në Shqipëri po kompensohen të gjithë për dëmet. Unë e kuptoj që ti nuk ke shumë punë për të bërë dhe mundësia jote është të dalësh njëherë në javë. Njerëzve nuk i mjafton tërmeti dhe pandemia por ju kanë dhe ju që lëshoni helm”, tha Balluku.
Sërish ka ndërhyrë për folur deputetja Fatjona Dhimitri, por nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i ka ndërprerë fjalën, për shkak se kjo e fundit nuk po respektonte procedurën.
Fatjona Dhimitri: Është e turpshme të bëjmë fushata luksi kur në këto netë të acarta janë bllokuar automjete e pushtetarët e rilindjes nuk paskan kripë të zezë për rrugët. Kur edhe ajo kripë bëhet me duart e punëtorëve që kërcënohen me bukën e gojës që të votojnë për partinë në pushtet. Ju vidhni pa ju brejtur ndërgjegjia sepse nuk keni një të tillë. Traktoristja e transportit doli si heroinë, këtë herë nuk e zuri halli tek Nusreti, por tek një borëpastruese për të xhiruar serinë e radhës të serialit të mashtrimit.
Hysi-Dhimitrit: Ju abuzuat me të drejtën e fjalës që parashikon rregullorja për procedurë. (I fik mikrofonin)
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, ka folur në Kuvend për dekretin e Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.
Ministrja Denaj ka sqaruar me detaje se si janë zhvilluar procedurat duke thënë:
“Ne menduam që trajtimi për biznesin e vogël si me tatim fitimin 0 dhe me rritjen e pragut të TVSH-së është një masë universale, por njëkohësisht dhe trajtimi sektorial me ndihmë në aspektin social është po aq i rëndësishëm. Në tregun ndërkombëtar ka hasur vështirësi ndërsa në vend përpunohet dhe rrit vlerën e tij duke shtuar një ritëm të lartë të përfitueshmërisë për prodhimin e brendshëm në eksport dhe vendet e punës. Nuk dua të zgjatem, kemi folur dhe në debate të tjera se çdo të thotë për punësimin në zonave të tjera, por meqë dekreti është kthyer për arsye të procedurave unë raportoj se:
Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka draftuar projektligjin në kuadër të propozimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqatës së Minierave dhe shoqatës së prodhuesve shqiptarë. Ky projektligj u dërgua dhe në ministritë e tjera të linjës, drejtësisë, të shtetit për mbroj. Agjensia e vetëqeverisjes së mbështetjes vendore, e cila ka për mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së shërbimeve pubike, në rolin e sekretariatin u shpreh dakord për projektaktin që u miratua në Këshillin Konsultativ me vetëqeverisje vendore në datën 29 shtator 2020.
Ne mendojmë se të gjitha argumentat e sjellë për mosqasjes së një konsultimi nuk është totalisht e bazuar dhe dua të rikujtoj se si ministra e Financave dhe çdo ministri linje, ka për detyrë ligjore të ndjekë gjitha hapat para se të kalojë në parlament dhe të japin mesazh për sektorin e të punësuarit.”
Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe të mjekut Edvin Prifti, i dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.
Murrizi thotë se nuk janë ata peshqit e mëdhenj, por politikanët, këtu theskoi se e ka për ata që janë në sallë dhe jashtë saj.
"Arrestimi bombastik i gjyqtares dhe i mjekut desha të them se shqipëria është një hap më afër drejt be. I pari ishte grupi i tires i dyti i enkelejdës. Grupet po asgjësohen. Unë jam kundër çdolloj abuzimi, qofshin të gjyqtares Hoxha apo të mjekut Prifti por që të shesësh si pesh i madh, ndihem me turp për vendin. Peshqit e mëdhenj janë në këtë sallë. Janë shpërndarë 42 miliardë euro. Kanë përgjegjësi se u marin votën qytetarëve. Ky Pipero juaj që ka bërë vilë a nuk është mjek? Benik Boçi ka klinikë. Pse Petrela, Kosova çfarë janë, nga vijnë këta? Po këta spitalet e famshme amerikane dhe greke etj të kujt janë? Kërkoni t’ju hidhni hi shqiptarëve se kapët doktor Ervinit.
Shefat e shërbimit keni vendosur që nuk duhet të bëjnë punë edhe në shtet, edhe në privat, por kjo ndodh. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë. Peshqit e mëdhenj janë politikanë dhe ish-politikanë, ata që kanë vila te Kodra e Diellit. Shumë mirë që kapet gjyqtaren Enkeleida Hoxha, por kush ia çon të burgosurit në Fushë Krujë. Si shkojnë këta si kinga një e nga një tek Fushë Kruja? Pra, ju i çoni në radhë të parë, sepse keni bërë kështu zinxhirin. Më 25 prill, shqiptarët kanë në dorë të çrrënjosin kllounët politikë të 30 viteve. Ju jeni miliarderë, edhe Luli si ju. Inshallah ju pret shqiptarëve timoni drejt më 25 prill. Ishte për të ardhur për të qeshur që njëherë ishin me PDK, pastaj me LDK, tani me Albinin. Bashkë jeni kudo. T’i bëhet luftë të korruptuarve. Rangallet e 30 viteve të parlamentit t’i çojmë për skrap", tha ai.
Ndërkaq ai ka ironizuar edhe programet elektorale.
"Foli Bushati për programin, po ça programi ka këtu o koleg. Cili program është zbatuar. Luli ka timonin djathas dhe e pret majtas, ju e keni majtas dhe e prisni djathtas. 4 vilat ju ia dhatë. Mos u mërzit për taksim djathtas dhe timon majtas e taksim majtas e timon djathtas. Shpesoj që më 25 prill qytetarët të shkojnë drejt. Na i kursenin dënglat se po luftohet korrupsioni në këtë vend. Shqiptarët kanë në dorë të çrënjosin palacot politiket. Duhet të shkojnë për skrap të gjithë bashkë".
Deputeti Ervin Bushati nga parlamenti ka komentuar programet politike të PD dhe LSI të cilat sipas tij sbëjnë sens ekonomik dhe me shkrirjen së bashku këto oferta e dëmtojnë ekonominë në këtë kohë.
"Nëse presidenti do të sillte dekretin që flasin republikë e Shqipërisë por ato na vijnë si një frymë politike. Në vend që të jetë president Meta vjen si president i lsi. Lutemi që presidenti të sjellë cështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë.
Do doja të thoja 2 fjalë premtime boshe. Premtimet boshe kanë hypër në tramvajin e Bashës. Një tufë premtimesh që nga ana e pretimeve janë të djathta dhe nga ana e shpenzimeve janë të majta. Para qytetarëve po sillen një algamë politikash që sbëjnë sens ekonomik. Gjithçka që po sillet sot me një gjuhë politike të pa sens ska në thelb asnjë orientim të majtë të djathtë apo të qendrës.
Mënyra që kanë zgjedhur për të shkrirë me forcë programet kanë bërë që të kemi një Frankenstein politik dhe ekonomik. Në këtë kohë oferta të tilla vetëm e dëmtojnë ekonominë shqiptare dhë në fund të ditës do kenë një dëm edhe kundrejt ekonomisë", tha ai.
Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar zgjedhjet në Kosovë duke thënë se arriti ti japë një shembull vendit tonë për zhvillimin e procesit demokratik dhe të barabartë. Ndërsa në vendin tonë sipas Gjonit, edhe pse jemi në 2021 s'mund të themi se jemi në gjendje të numërojmë votat e qytetarëve.
"Kosova na ka bërë me turp, një vend pa ndihmë ndërkomëbtare arrin të bëjë zgjedhje të lira të barabarta, garë me konkurencë të pastër, pa incidente, shpall fituesin humbësit pranojnë humbjen dhe i urojnë fat të mbarë fituesit. Ne sot në 2021 ende sjemi në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend në europë që ska mundësi tu garantojë votën zgjedhësve.
Në nenin 1 flitet për një shtrim të vullnetshëm të të sëmurit mendor, por mua më shqetëson nënshtrimi i vullnetshëm i një populli të shtypur ndaj kësaj lloj qeverisje. Një popull që nuk ka shpresë që nmund të ketë dritë në fund të tunelit. Unë e them këtë sepse djalli fle në detaje, te ligji. Të hedhim sytë nga Kosova, pasi Kosova na ka bërë me turp. Një vend që nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE arrin që të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta, numëron votat brenda ditës, shpall fituesit dhe humbësit i urojnë fat fituesit. Ne sot në Shqipëri në vitin 2021 nuk jemi ende në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend që s’kemi mundësi t’i garantojë votën zgjedhësit".
Gjoni i ka dalë në krah edhe mjekut Edvin Prifti, i dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro. Ndërkaq ai ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, që do ti japë mandain e 3 kryeministrit.
"Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën, dhe në kthim dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar.
Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë", tha Gjoni.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se të gjitha akset rrugore në vend janë të hapura dhe nuk ka asnjë aks të bllokuar.
'Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Kemi qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët që kanë pasur probleme në këto akse. Kemi pasur 480 mjete një flotë e tërë e cila ka funksionuar në perfeksion. Nuk u janë kërkuar privatëve borëpastrueset por kemi bërë një koordinim të mirë. jemi mbështetur tek FA që si gjithmonë kanë pajisje më të rëndë. Shteti ka funksionuar kemi qenë në krye të punëve e kuptoj që politikës i duhet të përdorë argument për të goditur punën që bëhet janë disa raste që këto goditje janë shumë të ulëta.
Dje në orën 7 të mëngjesit ka qenë piku i problematikës që kemi pasur problem me energjinë elektrike në zonat malore, Shqipëria mbështet në linja ajrore në zonat malore të cilat çdo stuhi i bën delikate. Pavarësisht kësaj situate ne kemi pasur vetëm 60 mijë abonente jashtë rrjetit të cilët dje rreth mesditës arritën në 30 mijë dhe tani janë më pak.
Janë mobilizuar të gjithë, të 27 kontratat e mirëmbajtjes kanë qenë të gjitha funksionale. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë territorin të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem. Ne nuk i kemi frikë as punë as sfidat nuk na ka mposhtura as tërmeti as pandemia dhe as një stuhi bore. Kjo është diçka që nuk mund të zgjasë përgjithmonë akset janë të hapura.'- tha Balluku.
Ditën e sotme në vendin tonë do të vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës anti COVID nga Pfizer. Lajmin e ka dhënë ministrja Ogerta Manastirliu nga Kuvendi.
"Vijnë7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer. Është i natyrshëm mosbesimi, është normal ankthi por duhet të jete i natyrshëm miërkuptimi i qytetarëve sepse, po operojmë në një krizë globale. Premtimet çudibërse të që nuk kanë asgjë në dorë, pasi COVID nuk po e mposhtin shtetet më të fuqishme të botë e dhe që besojnë se vaksinat do t'i sigurojnë në mbledhjet simotra, nuk janë zgjidhje.
Zgjidhjen do ta gjejmë bashkë teksa zbatimi i masave dhe protokolleve për ballë në virusi që ka treguar se di ti bëjë bisht shkencës. Deri kur plani i vaksinimit të jetë zbatuar plotësisht, arma jonë përmes maksës, distancimit dhe higjienës është arma e tolerancës dhe solidaritetit me njëri-tjetrin", tha ajo.
Rritja e rasteve të reja me COVID ditët e fundit ka bërë që të futen në skenë dhe spitalet rajonale. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasti tha në Kuvend se sot do të hapen spitale t e para rajonale, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.
"Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.
Nuk e di se nga mund tu burojë frymëzimi disave për të ushqyer iuluzuionin se pandemia ka ikur, jo ska ikur është këtu. Do vazhdojmë të shtojmë testet dhe sdo të ndalemi në asnjë moment hnë objektivin tonë. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer.
Askujt sdo ti mungojë trajtimi NË spitale. Kemi arritur mbi 500 të shtruar në spitale covid, rastet janë të rënda dhe te moshat e reja dhe kanë pësuar rritje kemi rritje të pacientëve në reanimacion.
Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale duke filluar me SHkodrën dhe Durrësin, më pas nëse do jetë nevoja do fillojmë me spitalet e tjera", THA AJO.
Deputetja Rudina Hajdarit nga Kuvendi ka vijuar të hedhë akuza ndaj politikanëve të vjetër duke thënë se atyre u ka ardhur fundi.
Hajdari ka deklaruar se në 30 vite sipas saj politika jonë bën gosti me taksat e shqiptarëve. Ajo ka folur dhe për situatën e tërmetit duke thënë se ende shumë qytetarë janë në çadra në këtë të ftohtë të acartë.
" Jam ngopur me tiganin e zjarrtë të lulit apo me propagandat boshe të Edit, apo me ulërimat poshtë e lartë të ilir Metës", ishte kjo fraza e fundit e Hajdarit në fjalën e saj.
"Pjesa tjetër e shtetit ka kohë që nuk funksionon kur ra tërmeti shtetyi nuk kishte as qenë për të ndjerët që ishin nën rrënoja. Është ky shtet që paguan miliona lekë për të ushqyer këta qenë që gjasme i kanë kanë. Ende që flasim ka qindra banorë nëpër çadra në mes të ftohtit. Sytë sërish janë nga zoti sepse shteti nuk funksionon. Durrësi, Lezha Shkodra vetëm përmbyten.
Rama htoshte ikur se kur ishte Beruisha në qeveri thoshte se në fakt sishte faji i zotit por i robit, ndërkohë Berisha ka 8 vite në qeveri, dhe uji mbeti aty, se qeveria ndryshoi por jo dora e robit. Kemi 30 vite në përmbytje. Por që kur bie shiu i parë këto premtime lagen. Mjaftoi një ditë e vetme me borë që i gjithë vendi të bllokohej. Pyetja që ka çdo shqiptar dhe paguan në rregull taksat pyetja për ta është shumë e thjeshtë, kur do ngopeni.
Herë Fatosi me edin dhe ilir, herë saliu me edi... 30 vite bëno goisti me taksat e shqiptarëve. Do mjaftonin të bënim një autostradë nga poli i veriut te i jugur. Sa taksa kanë paguar shqiptarët për infrastrukturë do mjaftonin të kishim hidriovoret më të mira në rajon, të kishim një flotë me borëpastruese e ne mezi i kemi disa të cilat i marrim borxh. Jam ngopur me tiganin e zjarrtë të lulit apo me propagandat boshe të edit, apo me ulërimat poshtë e lartë të ilir Metës. Jeni në fund të karrierës, por fundi sdo jetë i lehtë sepse do të përgjigjeni ër atë që i keni bërë vendit. Do ndodhë ajo që ndodhi në Kosovë. Ne sdo lodhemi do luftojmë përditë që kjo mditë të vijë", tha Hajdari.