Edi Rama

Sot Pfizer sjell 7020 doza vaksina anti-COVID, Rama: Pranë marrëveshjes edhe me AstraZenecan! Arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë

15 Shkurt 2021, 13:21| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 14:00

  • Share

Ditën e sotme në vendin tonë do të vijnë  7020 doza të tjera të vaksinës anti COVID nga Pfizer. Lidhur me këtë lajm të dhënë sot në Kuvend nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se me këto 7020 doza nis lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit. Ndërkaq Rama shton se jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

"Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve", shkruan Rama.

Rama u përgjigjet dhe akuzave të opozitës lidhur me përballimin e situatës së pandemisë. Duke e krahasuar nisjen e procesit të vaksinimit në vendin tonë me vendet rajonale, Rama i quan akuzat e opzitës, "politikë futjakotësise",

"Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë", tha ai.

Manastirliu shtoi se si pasojë e rritjes së të infektuarve dhe të shtrimeve në spitale, po sot do të nisë aktivizimi i spitaleve rajonale për përballimin e situatës së COVID, fillimisht në Durrës e Shkodër, e më pas në Vlorë, Korçë e Elbasan. Shifrat e COVID, janë vazhdimisht në rritje në vendin tonë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë dje ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete, të moshave 35-78 vjeç. Në total numri i viktimave ka shkuar në 1,555 që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. 

Komento

Komente

  • vera: 15/02/2021 23:22

    ASTRAZANECA NUK ben o rama,,,e kane bere test,,,nuk ka efekt fare ne moshat mbi 60 vjec,,,,..nuk duhet bere kjo vaksine,,asnje shtet i europes nuk e ka filluar astra-zeneken..

    Përgjigju
  • Partia: 15/02/2021 14:09

    Uau, 7020 vaksina, shpëtuam.

    Përgjigju
  • Berti: 15/02/2021 14:06

    7000 shume mire po nuk dalin. Vajsina ruse eshte efikase perse te mos merret edhe ajo

    Përgjigju
  • Vlore: 15/02/2021 14:05

    O edi o showman o legjenda e estrades shqiptare....

    Përgjigju
  • Leon: 15/02/2021 14:00

    Je i vetmi se mund ta besh kete vend,,je me i madhi

    Përgjigju
  • veniu: 15/02/2021 13:56

    he ,o, e bere vaksinen per vete ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?