Ilir Meta dhe Yuri Kim

Meta sulmoi SPAK, reagon Yuri Kim: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, askush nuk është mbi ligjin!

24 Gusht 2022, 14:46| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 22:15

  • Share

TIRANË-  Gjuhës së ashpër së Ilir Metës ndaj institucioneve të drejtësisë, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, i është kthyer me të njëjtën retorike, duke paralajmëruar se mosndëshkueshmërisë së tij shumë shpejt mund të vijë fundi.

Reagimi i ambasadores amerikane, erdhi pas sulmit të Ilir Metës ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, të cilët po kryejnë hetime në lidhje me të, për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara.

Për një kohë të gjatë, shkruan ambasadorja amerikane në një postim në rrjetet sociale, të pasurit ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, por me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila po jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet e qartë se 'ASKUSH' nuk është mbi ligjin.

Këto kërcënime dhe nxitje për prokurorët e gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si "normale, thotë ambasadorja Yuri Kim, e cila nënvizon se kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

'Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin. '- shkruan Yuri Kim.

Pas hetimeve që SPAK po kryen ndaj Ilir Meta, për të cilin sot i ka kërkuar KQZ-së formularin e dekriminalizimit, kryetari i Partisë së Lirisë reagoi ashpër. Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’, ndërsa shton se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve. Ai ka publikuar një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Meta e cilëson si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’.

Ora 22:10
Hetimet e SPAK, Berisha i del në mbrojtje Metës: Synimi i vetëm i Ramës është falsifikimi i fakteve! Dënoj me forcë këto akte të shëmtuara

Sërish në mbrojtje të Ilir Metës ka dalë Sali Berisha. Ish kryeministri hedh akuza ndaj Edi Ramës se ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij. Reagimi i Berishës vjen pas hetimeve të SPAK për ish presidentin për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Berisha thotë se dënon aktet e Edi Ramës, që sipas tij ka synimin e vetëm të falsifikojë faktet.

“Edi Rama, je i pashpresë! Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij.

Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor.

Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar”, shkroi Berisha.

Ora 19:05
Kryemadhi publikon fotografinë e certifikatës së Metës: Partia e Lirisë ka vendosur që të ndihmojë SPAK

Monika Kryemadhi ka reaguar për hetimet e SPAK në lidhje me formularin e dekriminalizimit duke publikuar një fotografi të certifikatës së ish presidentit Ilir Meta. Teksa shkruan me ironi se Partia e Lirisë ka vendosur të ndihmojë SPAK-un, i përmend denoncimet e shpeshta për inceneratorët.

"Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t'ju ndihmoj edhe për inceneratorët", shkroi Monika Kryemadhi.

Ora 16:21
Paralajmërimi i Kim, Meta: Mbështetim thirrjet që dënojnë presionet banale politike të Edi Ramës

Ilir Meta ka reaguar, pas qëndrimit të ambasadores së SHBA-së, e cila kërkoi distancim nga sulmet dhe presionet në adresë të Reformës në Drejtësi. Në një deklaratë për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së Lirisë, Tedi Blushit, ai thotë se ato mbështesin të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet të Edi Ramës ndaj drejtësisë. Blushi thotë se Partia e Lirisë do të ndihmojë dhe inkurajojë çdo ditë SPAK-un. 

‘Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë. Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve. Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar. I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: "SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti", sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj.’- shkruan Tedi Blushi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 26/08/2022 12:26

    Kane filluar te mbrojne njeri tjetrin keto shkerdhatat e shqiperise , turp

    Përgjigju
  • Cubel breca: 25/08/2022 11:50

    Po beri ndonje gje aleato yn SHBA shqiperia clirohet megjithmend,por ne te kundert keta e kan mbytur drejtesin , se len te bej asgje. Shpresojm shum tek SHBA. Flm po ndihmuat tek ju shpresojm.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/08/2022 09:40

    Nëse ky eshte me te vertete EPILOGU PER ILIR+SALI,populli te prese maksimalisht fundin e vjeshtes EPILOGUN PËR KRYESOCIOPATIN SHQIPTAR. Dhe atehere dimri do të duket me i nxehte se ky behar qe po shkon.

    Përgjigju
  • Komi: 25/08/2022 01:29

    Epo shyqyr. Te pasurit=Mane, Frangaj, Luca, Doshi, Rroku dhe Frroku; + Pushtat (aret)=Berisha, Meta dhe Rama&hajni nuk do "gdhihen" qete me cka deklaron Kimi! Tashti "no more au-iu": tendera, investitore stratengjike e me radhe. Ska tani. Ja dje ishte e fundit here qe Rama dhe hajnia e vet bejne pordhe me heronjte e vertete si atletja Gega. Tashi ka per ti goditur fort SPAK dhe Kimja. Mezi presim....

    Përgjigju
  • sugar: 24/08/2022 23:11

    ed rama i pari, karvani vjen vete

    Përgjigju
  • Gras: 24/08/2022 19:32

    Po o yuri po po banden e grabitesve te rames kur do e hetoni apo si berishen 13 vjet pasi ka ik nga pushteti. Metaj eshte me i paster se Rama me 4 hajdute

    Përgjigju
  • Beniada: 24/08/2022 18:25

    Po o meta po ji i lumtur qe u mbyll me kaq e ske ren akoma ne burg

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2022 18:25

    Ky meta kur do hyj ne burg sulmon ambasadoren ska turp

    Përgjigju
  • Miri: 24/08/2022 17:57

    Pse nuk reagon Kim kur KM sulmon Spakun? Apo ……

    Përgjigju
  • dion: 24/08/2022 17:04

    ishalla sa me shpejt pas hekurave te pafshim

    Përgjigju
  • Alban: 24/08/2022 17:01

    po ska ca me bo bo ky meta tjeter gje sidomso tsh e merret me te tilla gjona

    Përgjigju
  • ermal: 24/08/2022 16:46

    po dhe arben krajes i dolen letrat si hetues. pse nuk e keni vene lajmin me te ndjekur te momentit qe spaku na qenka ish hetusia

    Përgjigju
  • Berti: 24/08/2022 16:30

    Ca akoma po flete ky meta

    Përgjigju
  • Eri: 24/08/2022 16:29

    Futeni ne burge sa mpare kete meten

    Përgjigju
  • Toni: 24/08/2022 16:15

    God bless US

    Përgjigju
    • row: 24/08/2022 23:12

      oh sa idiot je

  • TOMORRI: 24/08/2022 16:01

    Vetem me akuzen e nje ish deputeti, gjyqi ndaj Likes do perfundoi si gjyqi i kafeve te byroisteve dikur… Organet e reha te drejtesise te kthehen urgjent ne detyre… Korupsioni dhe krimi 30 vjeçar i politikanve tone duhet hetuar me themel…dhe me transparence, duke nxjerre krimet e tyre gjate gjithe kesaj peridhe…. Ne te kundert zhgenjimi do jete shume madh ndaj tyre dhe vet nderkombetarve qe kan marre persiper udheheqejen e kesaj lufte ne Shqiper!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?