Hetimi i Metës për lobimin në SHBA, SPAK i kërkon KQZ-së formularin e dekriminalizimit! Ish-presidenti: Kraja, spurdhjak i partisë

24 Gusht 2022, 12:16| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 19:49

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon procedurat e hetimit për Ilir Metën, pasi i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.

Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit ValteriKallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e cilësuar si spurdhjak të partisë i cili është në funksion të mafies së inceneratorëve. Meta paralajmëron se asgjë nuk do ta shpëtoje 'Ramaviçin' nga drejtësia.

Konfirmohet lobimi 700 mijë USD
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Shërbime për Ilir Metën

Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Ëashington
 

Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Kërkesa e SPAK për KQZ për t'i dhënë formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës

Deklarimi në FARA 30.08.2016Global Sec dhe Inovative Strategies

FOTO takimet e bëra nga kontrata

Kallëzim Halit Valterit

Kontrata Global Security dhe Innovative strategies, aplikimi dt 4.3.2016

 

Ora 19:41
Meta: Nuk e di çfarë heton SPAK, por nuk i shmangem drejtësisë! Nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar

1661359228_Meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për hetimet që ka nisur SPAK për të pasi i ka kërkuar KQZ kopje të formularit të dekriminalizimit. Në një intervistë televizive, Meta tha nga kampi i Jalës se nuk ka asnjë dijeni për hetimet dhe nuk i intereson. Megjithatë thotë se do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë nëse do të ketë thirrje për të.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha Meta.

Ora 12:50
Hetimi i SPAK, Meta sulmon Krajën: Spurdhjaku i partisë ka vendosur që t’i shërbejë mafias së inceneratorëve! Karagjozë të ‘Ramaformës’

Pas hetimeve që SPAK po kryen ndaj Ilir Meta, për të cilin sot i ka kërkuar KQZ-së formularin e dekriminalizimit, kreyatri i Partisë së Lirisë ka reaguar ashpër.

Meta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ ndërsa shton se ka vendosur që t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve. Ai ka publikuar një kërkesë tjetër të SPAK drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, të cilën Meta e cilëson si ‘kërkesë nga karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’. Kryetari i Partisë së Lirisë, ka paralajmëruar se shtatori po vjen dhe se Drejtësia e Popullit, nuk do të ndalet më dhe se Ramoviçin asgjë nuk e shpëton.

‘Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!’- shkruan Meta.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • harakiri: 25/08/2022 09:08

    po ti sikur te vetevriteshe per Shqipperine dhe shqipet...tregoje veten ha ha haaaaaaa

    Përgjigju
  • kastriot: 25/08/2022 05:09

    oo like mose e ofendo SAKun po merre me te qete 7 vjete brenda nuke jane shume pse trebesh cfare Vojo Kushi je

    Përgjigju
  • albani: 25/08/2022 04:51

    qeveria e kap lepurin me qerre...

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2022 02:39

    Gjuha pikante e Metes nuk zhgenjen asnjehere,por prape nuk mund te krahasohet me ate te Berishes,qe s'la njeri pa <<etiketuar>> me liber shtepie.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/08/2022 20:39

    Njeri i ulèt, Meta apo Metaj, format banal. Epitetet e pèrdorura gjatè deklaratave tè zotèrisè, nuk ngjallin vetèm neveri por tregojnè edhe njèherè çrregullimin mendor tè kètij personi. Shqipèria, duhet tè çlirohet nga soji i Metès dhe bashkèshortes sè tij. Kèta nuk janè politikanè,jo. Janè keqbèrès, qè si shumè tè tjerè para tyre, pasi vunè pasuri e pushtet, menduan se bota èshtè e tyre. Tani qè dègjojnè se paska njè instancè mè lartè se ta nè kètè vènd, dalin nga fiqiri dhe bèjnè palaçon nè televizionet tallava shqiptare. Pastroni skenèn politike shqiptare nga njerèz tè tillè.!!!

    Përgjigju
  • Mohammad Hamdi: 24/08/2022 19:14

    Like zbute pak. Mos u bej dhjaks,burgu per burra eshte. Masanej ti je cun pazari i ri,te thy nmes. Gojet e liga thone qe ty e doktorrit por jo vetem ju kane blloku mln neper bote e spo pysni per burg sa keni hallin e pasurise. E funit,mos shko mo anej ka mali tomorrit se sa te shkosh tek dajat do te shesi baba mondi e do tregoje venin e lingotave. Ja ke pru tek hunda thone qe sa here merr leket helikopterri ne tomorr i merr gjysmat????????????????

    Përgjigju
  • Cubel breca: 24/08/2022 15:56

    A thua ka ardhur dita qe**spurdhjaku ** i partis te na dal ashtu sic na thuhet e per keta legena mos te caj koke por te filloj nga puna. Se ne fakt e presin shum pun. Dhe fillimi te jet pikerisht me te till te montres meta e sali qeni, pastaj avash avash me te tjer.

    Përgjigju
  • Sifi: 24/08/2022 15:24

    Ky eshte kulmi i lajthitjes se politikanit Meta.Ku e gjen kurajon ky baxhibozuj te ofendoj kreun e SOAKut Arben Kraja ?Au filloi ne inceneratiret dhe ti e Saliu dhe opozitar te there thate fjalet ne te mira ,tani qe trijiti getimi per ty i hakrrehesg me gjasme pritestat e Shtatorit per frikesum . Ngrije popullin tuaj dhe te Saliut se shumicen e keni kundra .Drejtesia enje vendi te BATOS buk lejon presione ordinetesh politikan qe eshte tyrp qe kane qene ne krye te shtetit per 31 vjet duke vjedhur dhe vrare me fakte .Provojeni dhe oetdorni dhune dhe do shikoni se cfar kusuri do nerrni nga fuqia e shtetit sgqiptar . Mhaft ju duruam ,ja ardhur koha jo vetem te ikni por te jepni llaiki gari oara drejtesise

    Përgjigju
  • Era: 24/08/2022 15:18

    Mos u shqeteso o IM se Kraja e ka me shaka. Vazhdo maloret ti e bjer ne peshe se po vjen shtatori. Del andej nga jala me te dashuren edhe ça dite.

    Përgjigju
  • mane: 24/08/2022 14:41

    mos harro Aljenden se vetem ashtu mund te shpetosh- vete e ke thene qe do veteflijohesh per popullin e 3 Marsit

    Përgjigju
  • Eva: 24/08/2022 14:37

    Behu trim o Kraja e clironi shqiperine,drejtësia ka gjithçka ne dore qe ky vend te ec përpara

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/08/2022 14:34

    I shalla po lëviz spaku,e te clirohet Shwiperia nga dy kriminelet e hajdutet me te mëdhenj te te Evropës,merruni pasurine dhe jepjani te varferve,e ta shohin si jetohet pa luks,futni ne burg qe te zene mend edhe te tjerët,

    Përgjigju
  • nori: 24/08/2022 14:00

    mir e ke ti qe i terrheq veshin krajes se akonma stka fut ne burg ty o like krimineli

    Përgjigju
  • Alesia: 24/08/2022 13:59

    po like po, po si su ngope njher duke vjell vrer dhe vazhdon merresh me ramen, ke qen ne cdo post e i ke shperdoruar ne menyrat me te kqija e prap sngopesh

    Përgjigju
  • meriton: 24/08/2022 13:56

    haha kur flet e ky qe i ka provu tgjitha krimet nvendin ton tregohet sa cinik esht

    Përgjigju
  • Xhavit Karaj: 24/08/2022 13:50

    O Ilir Meta e vërteta tani bohu gati më shku me lujt domino me Rexhep kasap Bule Lekën kepin Edi Rama po ta rras o Iliri pras.

    Përgjigju
  • LEDIO: 24/08/2022 13:21

    TE ERDHI FUNDIIII O SPIUN KOMUNIZMI

    Përgjigju
  • Alban: 24/08/2022 13:17

    nga 7% po i shkojne 7 metes hahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?