Monika Kryemadhi ka reaguar për hetimet e SPAK në lidhje me formularin e dekriminalizimit duke publikuar një fotografi të certifikatës së ish presidentit Ilir Meta. Teksa shkruan me ironi se Partia e Lirisë ka vendosur të ndihmojë SPAK-un, i përmend denoncimet e shpeshta për inceneratorët.
"Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t'ju ndihmoj edhe për inceneratorët", shkroi Monika Kryemadhi.
Lajmi kryesor: