Ilir Meta dhe SPAK

Meta pa imunitet pas 11 vitesh, me disa dosje në SPAK por do ruhet nga garda deri në 2027! Roje tek banesa, pasaportë diplomatike e gjysmë page për 3 vjet 

25 Korrik 2022, 17:24| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 18:12

  • Share

Pas 5 vitesh në krye të Presidencës, ku miksoi partinë dhe lojën politike me zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta i është rikthyer jetës aktive politike, duke u zhveshur nga imuniteti dhe kufizimet Kushtetuese, të cilat gjithsesi nuk i respektoi kurrë. Në trajektoren e tij politike, është hera e tretë që Ilir Meta nuk gëzon imunitet kushtetues, duke u bërë kështu më i ekspozuar përballë SPAK-ut, strukturë e cila ka në duar disa dosjes së Metës, për lobim me para të dyshimta dhe të padeklaruara në SHBA, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.

Në Tetor të vitit 1992, Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për të marrë nën hetim Metën, për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë në përplasjet në qytetin e Poliçanit. Në 11 shkurt të vitit 2011, Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Ilir Metës, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Përgjithshme për ta marrë të pandehur, për veprën penale të korrupsionit, pas publikimit të video-skandalit me Dritan Priftin. Në të dy rastet, Meta i shpëtoi ndëshkimit të drejtësisë.

11 vite më pas, Ilir Meta e gjen veten pa imunitet, këtë herë për shkak të mbarimit të mandatit si President, ndërsa SPAK ka regjistruar zyrtarisht të pakën dy procedime penale për Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, të cilën e vendosi për pesë vite në krye të LSI-së.

Ilir Meta ka humbur imunitetin përballë veprimit të drejtësisë, por jo të gjitha privilegjet. Meta do të ruhet deri në vitin 2027 nga Garda e Republikës. Ndërkaq, sipas ligjit, banesa ku do të jetojë Meta me familjen e tij, do të ruhet nga garda deri në korrik të vitit 2024. Gjithashtu, Meta përfiton 3 paga mujore pas largimit nga Presidenca si dhe 50 % të pagës deri në vitin 2025. Meta do të mbajë pasaportën diplomatike si dhe mund të shfrytëzojë sallën VIP në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Dosjet e Metës në SPAK

Në mes të muajit qershor 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Në fillim të muajt korrik, SPAK ka ka regjistruar një tjetër procedim penal pas kallëzimit të dytë të referuar nga ish deputeti Halit Valteri, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi.

Dosja e kunatit të Metës

Ditët e fundit është publikuar një tjetër skemë abuzimi nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona!

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 26/07/2022 13:32

    i ben ligjet vetem te trajtojne veten edhe pasi te ikin nga pushteti... te gjithe politikanet jane njesoj :(

    Përgjigju
  • Cubel breca: 26/07/2022 09:30

    Kjo nje e keqe e madhe ne shqiperi nga 30 vjet se ai qe len kockat per te miren e shqiperis shkon si qeni ne vresht dhe mashtruesit dhe hajduterit marin ofiqe te merituara. Cfar te mire ka patur shqiperia nga ky legen, vetem llum dhe pisllek ????????

    Përgjigju
  • Leshelija: 25/07/2022 22:25

    Gjysma e pages ti jepet vetem nqs kthen floririn :p

    Përgjigju
  • BENI: 25/07/2022 18:13

    FUTINI NJE PLUMB KETIJ HALES TE SKRAPARIT,,,C'FARE ROJE MERITON AI HALE....

    Përgjigju
  • Sarand: 25/07/2022 17:59

    i dashur gazetar/e ti je ne rregull me informacionin qe publikon, pooooo mashalla Iliri ska probleme gjysem page apo per roje, kam fjalen qe ne qoftese doni ti qani hallin qajani shtetaseve te pa fat shqiptare se sa kto qe Zoti i ka majt me hater,shendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?