Ende pa mbërritur trupi i të ndjerit Arjan Sala, në familjen e tij e tij kanë mbërritur edhe shumë zyrtarë për ngushëllim. Presidenti Ilir Meta pas ishte për ngushëllim në shtëpinë e Salës foli për mediat e pranishme jashtë .
Meta tha se ngjarje të tilla janë tronditëse ku çdo institucion të vihet para drejtësisë.
"Vetëm falë përkushtimit të tij, heroizmit të tij u shpëtuan shumë jetë të tjera njerëzore. Është një ngjarje për të reflektuar për strukturat e reagimit të emergjencave. Edhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla t'i raportojnë pa censurë. Janë ngjarje tronditëse ku çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë. Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Ne do ta kujtojmë shembullimin e tij, të një qytetari të përgjegjshëm , të një patrioti i cili pranoi të lerë pas një fëmijë jetim për të shpëtuar të tjerë", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, luftoi me to për të shpëtuar 20 kolegët, Arjan Sala përcillet sot për në banesën e fundit! Qeveria: Gati ta shpallim 'Dëshmor i Atdheut'
K.T./ReportTv.al