Ilir Meta ka thirrur një konferencë për media në Vlorë ku ka adresuar një tjetër sulm ndaj gazetës “TemA”, fill pasi kjo e fundit ka denoncuar prej ditësh publikisht aktivitetin e presidentit jashtë institucionit në funksion të fushatës elektorale.
Ai thotë se gazeta “TemA” e ka fyer me lajmet dhe videot, duke treguar se është nisur në Vlorë apostafat që të japë një përgjigje.
“Nuk mund ta vazhdoj këtë konferencë shtypi pa falënderuar nga zemra gazetën TemA dhe në mënyrë të veçantë kam që më dhanë mundësi për të parë se Vlora është e mrekullueshme por edhe në fillim të javës gjatë së hënës për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për ju si gazetarë për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dizinformohen dhe për banorët e qarkut të Vlorës.
Mezi prita orarin zyrtar që t’i jepja një përgjigje nga Vlora, për gjithë këto shpifje se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të shkoj dhe njëherë ditën.
Gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ju këtu keni një shkrim të sotëm tek gazeta TemA, Ilir Meta natën në Vlorë për LSI-në.
Këtu keni të njëjtën foto, të Selenicës, të pres dhe stafit me komunitetin, e kishin kërkuar ata.
Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pakapur po ju lë foton t’i shikoni.
Pasi unë u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtar paradite, duke nxjerrë faktet dhe jo duke bërë propagandë të mashtrimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Përveç se nuk jam shumë i habitur nga lajmi i botuesi i lajmit, por ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit që pres ka ikur nga trutë. Po ua lë fotot të shkoni dhe t’i verifikoni.
Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu.
E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi Meta.
Like floriri pse nuk ju përgjigje Meros nga sheleguri apo janë larguar tashmë nga atje tufat e bagëtive e nuk kishe çtë haje e pije o pijanec i degjeneruar o fatkeqsia e shqipërisë.
PërgjigjuVlorëzeza thuajë
Përgjigju