Politikë

Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare

24 Dhjetor 2024, 21:58| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 22:03

  • Share

1735074059_471502921113542307461959367929.jpg

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nga qelia festën e Krishtlindjes.

"GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

"Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë" - Bibël.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!",- uron Meta.


Lajmi kryesor:

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?