Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta uroi Ukrainën në Ditën e saj të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se Ukraina është shembull me rezistencën e saj ndaj luftës Ruse.
“Në këtë 31-vjetor të Pavarësisë, bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën e tyre të drejtë ndaj agresionit ushtarak rus. Lufta, dhuna, veprimet armiqësore, nuk mund të pranohen si normalitet i marrëdhënieve mes shteteve sovrane në kohët që jetojmë. Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës. Të bashkuar në solidaritet, ne qëndrojmë të rreshtuar me aleatët perëndimorë, në mbështetje të popullit ukrainas, drejtuesve dhe institucioneve legjitime të saj, deri në garantimin tërësor të lirisë e paqes për Ukrainën dhe mbarë botën. Vlerat europiane do të triumfojnë në Ukrainën e pavarur!”, u shpreh Meta.
Lajmi kryesor:
Ukraina kremton Ditën e Pavarërisë, politikanët shqiptarë urojnë vendin në luftë
D.GJ/ReportTv.al