Koha është si politika - s’të pyet si je.
Të provon. Të shkund. Të zhvesh nga justifikimet.
Sot në Vlorë është gri.
Jo e keqe. Gri.
Si një kujtesë: drita nuk është garant.
Është zgjedhje.
Ka re. Ka peshë. Ka qetësi të rëndë.
Si para një vendimi.
Disa presin kthjellim.
Të tjerët nisen.
Ka nga ata që ecin kur moti u shkon për shtat.
Ka nga ne që jemi moti vetë.
Disa vishen me fjalë.
Të tjerë zhveshin errësirën me hapa.
Disa premtojnë rrugë të sigurta.
Të tjerë i hapin vetë.
Të parët ankohen.
Të dytët ndërtojnë.
Disa predikojnë shpresë.
Ne e mbajmë në shpinë.
Sot nuk ka dritë.
Ka ne.
Më 11 maj, nuk votohet për mrekullinë më të madhe.
Votohet për kujtesën.
Kush s’të la vetëm kur qielli ra.
Kush eci kur të tjerët u zbythën.
Kush mbajti barrën, kur të tjerët bënin selfie me hallet.
Ata do shfaqen.
Ne kemi qenë.
Ata do flasin.
Ne kemi bërë.
Ata do prekin ekranet.
Ne kemi prekur plagët.
Vlora di.
Edhe në ditë gri.
Numri 5.
Jo thjesht votë.
Peshë.
Kujtesë.
Drejtim.
Jo për të ndryshuar motin.
Për të mos ndryshuar busullën.
Sepse Vlora nuk ka nevojë për diell.
Ka nevojë për vendime.
Në fund të çdo dite gri, historia nuk mban mend kush foli më shumë - po kush nuk u ndal!
Komente
