Tedi Blushi

Politikë

Ilir Metës i plas sherri në parti, shkak Tedi Blushi

26 Shkurt, 20:09| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:17

  • Share

Te Partia e Lirisë së Ilir Metës nuk ka më qetësi. Denis Hidri, një prej zyrtarëve të kësaj partie, disa herë kandidat, ka dhënë dorëheqjen dhe është tërhequr nga kjo forcë politike duke akuzuar drejtuesit e saj për katapultim të njerëzve pa kontribute në krye të partisë, pa i lënë hapësirë garës brenda strukturave.

Denis Hidri akuzon sekretarin e Përgjithshëm Tedi Blushi se është katapultuar nga rruga pa qenë i votuar asnjëherë në struktura.

“Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi. Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm', shkruan Hidri në tekstin e largimit të tij nga Partia e Lirisë.

Miranda Rira, anëtare e kryesisë së PL ia mbështet mendimin, e cila thotë se në parti janë emëruar njerëz pa asnjë kontribut.

“Shumë gjëra që ti thua qëndrojnë nuk janë arsye për të marrë një vendim te tillë, sepse ne kontratën nuk e kemi me njerezit që hyjne në parti nga oxhaku dhe dalin nga dritarja, por e kemi me Ilir Metën. Po, është e vërtetë që njerez pa asnjë kontribut, pa kaluar asnjë fushatë, asnjë rezultat, asnjë votim janë emëruar e katapultuar nderkohe që njerëz të tjerë që kanë dhënë shpirtin dhe gjithçka jo vetem që janë lënë në hije, por edhe janë përzënë me turli farë brrylash e thashethemesh.

Sepse ai/ajo që është i/e paaftë, servil/e derdimen/e, pa karakter, rrëmbythje, përzë dhe lufton të aftin, nuk lufton të paaftin.E kundërta është e vërtetë, ata që janë te pregatitur, profesionistë, open minded vetëm afrojnë njerëzit, përqafojnë vlerat dhe parimet. Gjithsesi, unë mendoj se koha është treguesi më i mirë, lumi do te rrjedhe në shtratin e vet, dhe pemën pa kokrra e pa rrënjë shume shpejt e fshin era, por qëndrestarët mbeten, në kohë të mirë e në kohë të keqe”, shkruan Rira.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?