Dosja që SPAK dorëzoi sot në GJKKO për ish gjyqtarin e gjykatës së Elbasanit Ilir Pashaj, dhe aktualisht ka profesionin e avokatit nuk është e para.
Në janar 2024 Ilir Pashaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg pasi mori rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje. Lekët do i jepte ish koleges së tij, gjyqtares së gjykatës së Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila në këtë gjykim u dënua dënua me 2 vite shërbim prove dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.
Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët u arrestuan në korrik 2022 për ryshfet dhe korrupsion në gjykatën e Elbasanit
Pashaj ka qenë gjyqtar i Elbasanit, pra koleg i ish gjyqtares Zamira Vyshka, dhe në kohën që nisën hetimet Vetting ndaj tij ai dha dorëheqjen.
Me 10.02,2017, KLD-ja, pasi mori kërkesën për dorëheqje, vendosi mbarimin e mandatit të tij si gjyqtar.
Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 2018 pushoi hetimet ndaj tij.
Në vitin 2015 Nasip Naço, në atë kohë Ministër Drejtësie i kërkuar KLD-së, procedimin dhe shkarkimin e gjyqtarit Ilir Pashaj duke e akuzuar për shkelje shumë të rënda të disiplinës dhe mungesë absolute e arsyetimit në një vendim gjyqësor.
Vendimi i KPK për gjyqtarin Ilir Pashaj
Lajmi kryesor:
SPAK përfundon hetimet, çon në GJKKO dosjen e ish gjyqtarit të Elbasanit, Ilir Pashaj! Akuzohet për korrupsion e fshehje pasurie! I vuri në emër të vjehrrit e kunatit
S.G/ReportTv.al