SPAK përfundon hetimet, çon në GJKKO dosjen e ish gjyqtarit të Elbasanit, Ilir Pashaj! Akuzohet për korrupsion e fshehje pasurie! I vuri në emër të vjehrrit e kunatit

25 Mars, 09:53| Përditesimi: 25 Mars, 11:26

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe mori të pandehur për 3 akuza ish gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ilir Pashaj, i cili pas largimit nga gjyqësori ka ushtruar detyrën e avokatit. SPAK informoi sot (25 mars 2024) se paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të në ngarkim të tij

Për çfarë akuzohet?
SPAK e akuzon për tre vepra penale
- ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
- “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
- Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Pse korrupsion?
Sipas SPAK Pashaj ka përfituar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit. Rasti për të cilën i referohet SPAK ka të bëjë me një vendim që gjyqtari ka dhënë në 2009 për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për tituj ekzekutiv.

“Nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se i pandehuri Ilir Pashaj, gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka përfituar në mënyrë të parregullt pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit, vepër penale e cila është vërtetuar si e konsumuar të paktën në një rast dhe konkretisht në rastin që lidhet me  vendimin gjyqësor nr.343, datë 29.7.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me objekt “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titujt ekzekutive, vendimet nr.255, dhe nr.256, datë 29.6.2009, dhe nr. 244, datë 26.6.2009, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave” thuhet në padinë e SPAK.

Pse fshehje pasurie?

Nuk deklaroi apartamentin dhe makinën
Si gjyqtar Pashaj duhej të bënte deklarimin periodik të pasurisë. Por ndër vite ai ka fshehur një automjet dhe nuk ka pasqyruar pasurinë e paluajtshme një apartament 104 metra katror e cila ishte e tij por e kishte regjistruar në emër të vjehrrit, shtetasit Sh. B

“I pandehuri Ilir Pashaj, për shkak të funksionit të tij si gjyqtar, nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike të viteve 2015, 2016, dhe atë pas largimit nga funksioni, një automjet i targuar me targë AA……JM, duke fshehur në këtë mënyrë këtë pasuri të luajtshme.

 Gjithashtu ky i pandehur nuk ka pasqyruar në këto deklarata as pasurinë e paluajtshme të përfituar në emër të vjehrrit të tij Sh. B.. Gjyqtari Ilir Pashaj edhe pse është i njohur me detyrimin ligjor për të deklaruar gjithë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, me dashje direkte i ka fshehur ato duke i regjistruar në emër të personave të tjerë të afërm të tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e SPAK.

 Pasuritë i fshehu në emër të vjehrrit dhe kunatit

SPAK thotë se Ilir Pashaj, është kujdesur që përfitimet e parrregullta të përfituara për shkak të detyrës së tij si gjyqtar t‘i maskojë në emër të të tjerëve (vjehrrit dhe kunatit), duke fshehur pronarin dhe burimin e vërtetë të këtyre pasurive, konsumuar në këtë mënyrë edhe elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas me anë të të transferimit të pasurisë që është objekt përfitimi të parregullt tek të afërmit e tij, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme të këtyre pasurive, ka konsumuar elementët e pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “a” e Kodit Penal, atë të pastrim i produkteve të veprës penale, vijon më tej SPAK

Apartamenti në emër të vjehrrit
Gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.92, datë 07 shkurt 2024, ka vendosur sekuestron preventive mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament, me sipërfaqe 105.2 m2, me vendodhje në Elbasan. Apartamenti ishte në pronësi të vjehrrit shtetasit Sh.B por  që dyshohet se i përket të pandehurit Ilir Pashaj dhe që përbën produkt të veprës penale” informoi sot SPAK

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Makina në emër të kunatit 
Gjithashtu me vendimin e GJKKO-së së datës 25 mars 2022 prokurori ka vendosur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të automjetit me targë AA…..JM, i regjistruar në emër të kunatit të të pandehurit Ilir Pashaj, por që rezulton se është pronë e tij. Ky vendim ëshë ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Procedimi penal nr 49 është regjistruar në vitin 2020 dhe vepra penale për të cilën akuzohet Pashaj janë të parashikuara nga 319/ç, 257/a dhe 287/1, gërma “a” të Kodit Penal.

Ora 10:43
Ilir Pashaj, gjyqtari që u bë avokat! Si i shpëtoi vetingut! Në janar u dënua për korrupsion! Ndërhyri për uljen e dënimit të një të burgosuri

1711360986_1711360907Screenshot1.jpg

Dosja që SPAK dorëzoi sot në GJKKO për ish gjyqtarin e gjykatës së Elbasanit Ilir Pashaj, dhe aktualisht ka profesionin e avokatit nuk është e para.

Në janar 2024 Ilir Pashaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg pasi mori rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje. Lekët do i jepte ish koleges së tij, gjyqtares së gjykatës së Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila në këtë gjykim u dënua dënua me 2 vite shërbim prove dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët u arrestuan në korrik 2022 për ryshfet dhe korrupsion në gjykatën e Elbasanit

Pashaj ka qenë gjyqtar i Elbasanit, pra koleg i ish gjyqtares Zamira Vyshka, dhe në kohën që nisën hetimet Vetting ndaj tij ai dha dorëheqjen.

Me 10.02,2017, KLD-ja, pasi mori kërkesën për dorëheqje, vendosi mbarimin e mandatit të tij si gjyqtar.

Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 2018 pushoi hetimet ndaj tij.

Në vitin 2015 Nasip Naço, në atë kohë  Ministër Drejtësie i kërkuar KLD-së, procedimin dhe shkarkimin e gjyqtarit Ilir Pashaj duke e akuzuar për shkelje shumë të rënda të disiplinës dhe mungesë absolute e arsyetimit në një vendim gjyqësor.

 

 

Vendimi i KPK për gjyqtarin Ilir Pashaj
S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erjon: 26/03/2024 15:16

    E keni kapur me ilir pahain me gjyqe dhe hetime pa prova dhe fakte. Nje shtepi 105 m2 dhe nje makine... hahaha turp edi rama ka vjedhur gjith shqiprine me banden e tij ju thoni nje shtepi nje makine SPAK - SKAP - ASPAK - KAPS

    Përgjigju
  • Qytetari: 25/03/2024 18:26

    Gjeten nje koke turku keto per te bere shembull. Pse nuk arrestoni Gjin Gjonin gjyqtarin miliarder po merreni me keto qe kapen per 4 mije euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?