Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar aksionin e fundit të zhvilluar nga DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale.
Përmes një mesazhi zyrtar, ai shpreh mirënjohjen për punën dhe përkushtimin në një operacion me rrezik të lartë.
“Të nderuar kolegë, drejtues dhe efektivë të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, organizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni me shkallë të lartë rrezikshmërie për kapjen e disa personave në kërkim për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të cilët qarkullonin me armë zjarri, me fishekë në fole, gati për qitje, dhe përballja me këtë rrezik me vendosmëri dhe profesionalizëm, është tregues i nivelit të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit tuaj.
Ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të lartë për kurajën e treguar gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Enigma”, operacion me impakt të lartë te qytetarët dhe një rast pozitiv për rritjen akoma më shumë të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
Mbështes dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të vijojnë me përkushtim çdo veprim që synon parandalimin dhe goditjen e krimit, në të gjithë territorin e vendit. Jemi së bashku në betejat e përditshme për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë” – shkruan Proda.
Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Xhevdet Plaku u ka shpëtuar disa atentateve, ndërsa rezulton i arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.
Komente
