Kronikë

‘Policia barkas...’/ Të armatosur e duke ngrënë krudo, momenti kur efektivët ‘mësyjnë' restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku në Gjirin e Lalzit

23 Maj, 11:02| Përditesimi: 24 Maj, 12:32

  • Share

Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, mes tyre edhe Xhevdet Plaku. 

Në pamjet e superoperacionit policor, dallohet që ata kapen me bukë në gojë, ndërsa pistoletat i mbanin në tavoline gati për qitje. Në pamje dallohet edhe dreka luksoze me peshk e krudo. 

Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane pasi ishte arratisur nga burgu i Ankonës, ku po vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit e tjerë  janë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja  dhe Alfred Hasanaj.  Disa prej tyre, në momentin e ndalimit, ishin edhe të armatosur.  


Lajmi kryesor:

Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, ‘Akili’ ishte arratisur nga burgu në Itali! U kapën në restorant të armatosur (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?