IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit është nga emrat që u promovua në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, në muajt e parë të periudhës, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri, në një ceremoni të posaçme, do t’i akordonte Ilirjan Ballës edhe certifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduara nga Drejtori i Policisë së Shtetit. Më herët Balla ka mbajtur poste policie në Kukës, zv. drejtor i Policisë në Vlorë dhe më pas me të njëjtën detyrë në Dibër. Balla dyshohet të jetë një prej organizatorëve të trafikut të drogës.
Lajmi kryesor:
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
K.T./ReportTv.al