Kronikë

Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë

2 Korrik 2021, 10:24| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 21:23

  • Share

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, është një prej emrat të arrestuar gjatë megaoperacionit ‘Shpirti’ kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Sota për një periudhë të gjatë drejtoi Prokurorinë e Vlorës, i cili aktualisht është lënë në 'arrest shtëpie'. Arsyeja pse Sotës i është  caktuar kjo masë e lehtë sigure burimeve për Report Tv është sepse ka një fëmijë të sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas arrestimit vetë prokurori tentoi të shfajësohej në media se ai nuk kishte asnjë lidhje me të arrestuarit dhe nëse i vërtetohej qoftë edhe një provë, atëherë do të shkonte vetë në burg.

Por si qëndron e vërteta? Sipas detajeve që Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit.

Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë. Në një tjetër moment, burime nga SPAK thonë për Report Tv se po i njëjti grup i ka paguar edhe shtëpinë ku ka qëndruar me familjen në Romë të Italisë ku kanë kuruar fëmijën e tyre të sëmurë.

Sota ka qenë kandidat për tu bërë pjesëtar i SPAK, por nuk arriti ta realizonte ëndrrën e tij, përkundrazi është prangosur nga ky institucion.

Karriera e prokurorit Maksim Sota

Sota e ka nisur detyrën në krye të të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010 dhe ka qëndrua aty deri në vitin 2019, një periudhë me problematikë të theksuar për kriminalitetin. Prokuroi Sota ende nuk e ka kaluar vettingun. Ai po hetohej prej viti, por ende nuk ka dalë në seancë dëgjimore, pasi në 2019 u shkëput me leje të KPK-së për t'u kthyer sërish në 2020-ën.

Pasuria e prokurorit Maksim Sota

Në aspektin e pasurisë, prokurori Maksim Sota të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes por edhe nga shitja e pasurisë së patundshme.

Sota rezulton pronar i 390 m2 arë+ truall dhe i 7500 m2 arë, në Lushnje, dhuruar nga babai i tij.

Bashkëshortja e tij ka blerë në vitin 2007,  5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë dhe e ka shitur në vitin 2014 me vlerën 6 000 000 lekë.

Në vitin 2017 ai ka blerë  një automjet  BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 Në vitin 2017 ai ka blerë një automjet BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Maksim Sota.

Viti 2006 (Deklarata fillestare)

Tokë bujqësore , përfituar nga ligji 7501.

Autoveturë Mercedez Benz, 2 700 euro.

Viti 2006 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 193 537 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 120 000 lekë.

Viti 2007

Llogari bankare në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 400 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë 5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë.

Gjendje kesh në shtëpi, 300 000 lekë dhe 2 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 988 995 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 400 000 lekë.

Viti 2008

Automjet BMV, me vlerë 4500 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 970 753 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 125 000 lekë dhe nga leja e lindjes 103 738 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 930 013 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Vlorës, 136 000 lekë dhe nga leja e lindjes 60 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga shitja e automjetit BMV 4500 euro.

Blerë Mercedez Benz, 700 000 lekë.

Gjendje kesh në shtëpi 450 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 281 299 lekë.

Vit 2011

Llogari bankare 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 509 653 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në një universitet privat në Vlorë, 40 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 136 600 lekë.

Viti 2012

Shtesë në llogarinë bankare, 574 112 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 958 029 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 448 234 lekë.

Viti 2013

Shtesë në llogarinë bankare, 26 480 77 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 284 090 lekë.

Viti 2014

Shitur 5 000 m2 tokë në Krutje të Lushnjes, 6 000 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 66 880 34 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 106 604 lekë.

Bashkëshortja ka blerë automjet Fiat Panda me vlerë 2 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 5 046 euro.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 317 584 97 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga interesat bankarë, 84 434 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 881 250 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 3 768 euro.

Pensioni i invaliditeti për djalin dhënë nga shteti italian, 6 102 euro.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 1 930 23 lekë.

Viti 2016

Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 390 m2 arë+ truall në Lushnje.

Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë në Lushnje.

Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë në Lushnje.

Shtesë në llogarinë bankare 2 000 000 lekë.

Gjendje kesh 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 538 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 20 658 euro.

Të ardhura nga interesat bankarë, 40 378 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes, dërguar nga xhaxhai i saj në USA, 808 56 euro.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga shitja e Benzit, 300 000 lekë.

Blerë automjeti BMV, 1 200 000 lekë.

Shpenzime për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.

Gjendje kesh ne banesë 150 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 200 927 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 46 004 lekë.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 1 961 34 euro.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 227 670 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 23 398 lekë.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 9 287 86 euro dhe 279 66 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga Instituti kombëtar i providencës sociale në Itali, 7 275 80 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga Agri Farm, 1 331 euro

Ora 19:09
FOTO/ Dy ish-shoqëruesit e Tahirit dyshohet se trafikuan 1016 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë

1625246384_agustindedadheHekuranMarku.jpg

Agustin Deda dhe Hekuran Marku

 

Zbardhen detaje të reja nga dosja ku dolën në skenë si të dyshuar zyrtarë policie të Vlorës dhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Top Channel Agustin Deda dhe Hekuran Marku, dy ish-shoqëruesit e ish ministrit Tahiri, në bashkëpunim me katër shtetas italianë dhe një shtetas shqiptar të quajtur Eltjon Bregu trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në Bari. Në këtë dosje dy ish truprojat dyshohet se kultivuan drogë me shtetasin Eltjon Bregu dhe tentuan ta trafikonin për t’ua dorëzuar katër italianëve.

Si dëshmitarë drejtësie dy nga skafistët kanë pranuar të kthehen bashkëpunëtorë dhe të penduar të drejtësisë, kurse më pas iu shtuan listës së të penduarve edhe  Mariglen Shusha dhe Donial Drolli si dhe Elton Hamza.

Ora 17:56
Operacioni Shpirti, prokurori Maksim Sota flet pas arrestimit: Më gjeni një provë të vetme dhe do shkoj vetë në burg, s’do rri në arrest shtëpie

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili u arrestua gjatë operacionit ‘Shpirti’ dhe aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ka deklaruar se nuk ka një provë të vetme ndaj tij dhe nëse i gjendet një lidhje me personat e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, atëherë ai do të shkojë vetë në burg.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, tha prokurori Sota për Top Channel.

 

Ora 15:16
Ilirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, një prej organizatorëve të trafikut! Tahiri e dekoroi në vitin 2017

1625203949_itali.JPG

IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit  është nga emrat që u promovua në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, në muajt e parë të periudhës, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri, në një ceremoni të posaçme, do t’i akordonte Ilirjan Ballës edhe certifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduara nga Drejtori i Policisë së Shtetit. Më herët Balla ka mbajtur poste policie në Kukës, zv. drejtor i Policisë në Vlorë dhe më pas me të njëjtën detyrë në Dibër. Balla dyshohet të jetë një prej organizatorëve të trafikut të drogës.

 

Ora 10:33
Operacioni ‘Shpirti’, ish-nënkomisari i policisë hidhet nga kati i dytë i banesës për t’iu arratisur policisë, pëson frakturë në këmbë

Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili është arrestuar nga SPAK ditën e sotme në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ ka tentuar që të arratisët. Në momentin që SPAK ka shkuar që t’a arrestojë në banesën e tij, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.

Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar. Të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ janë nisur drejt Tiranës.

Ora 09:53
I arrestuar për trafikun e 2.5 ton kanabis, kush është ish-nënkomisari i policisë së Fierit i prangosur nga SPAK

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për 'Trafikimi i narkotikëve', në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, 'Grup i strukturuar kriminal' "Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë Lelaj,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Ora 09:28
Nga aspirata për tu bërë pjesë e SPAK te prangosja nga ky institucion, platforma e prokurorit Maksim Sota për në Prokurorinë e Posaçme

 

Prokurori i prangosur sot nga SPAK, Maksim Sota, e ka pasur aspiratë të tij të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka kandiduar, madje ka shpalosur edhe platformën e tij se do të bënte në këtë strukturë shumë të rëndësishme të hetimit.

"Unë kam mbi 10 vjet i emëruar si prokuror në Vlorë.  Unë kam hetuar dosja nga të gjitha veprat penale, nga më të vështirat deri te ato më të thjeshtat. Një nga arsyet kryesore që paraqita kërkesën për të qenë kandidat i Prokurorisë së Posaçme sepse kam qenë gjatë gjithë karrierës sime i predispozuar për të hetuar, në kuptimin e plotë të fjalës hetim dhe jo thjesht si rutine pune.

Nuk mendoj ta mbyll karrierën si prokuror i thjeshtë. Unë ndjej më shumë kënaqësi kur kam hetuar dosje vërtet të vështira. Mendoj se nëse unë bëhem pjesë e SPAK kjo strukturë do të ketë hetime  më të mira", tha Sota para Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 17 korrik 2019.

Ora 09:25
Pjesë e grupit kriminal, drejtori i zyrës së Punës në Kavajë i arrestuar sot, i përfshirë më parë në një plagosje të trefishtë për parkim

 

Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, i cili u arrestua sot nga SPAK, rezulton i përfshirë në një plagosje me armë në vitin 2016. Asokohe Kurti nuk mbante asnjë post politik, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për në vend parkimi. Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte kryetar i Forumit Rinor të PD në atë kohë dhe një kalimtar të rastit. Ndërkohë, Kurti ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë edhe në vitin 2014, por u dorëhoq pas akuzave të PD se ai kishte ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e kontrabandës, për t'u emëruar sërish më pas në këtë detyrë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/07/2021 02:25

    Dashka prova ky per bashkpunim?! Po ketu thuhet qe gangsteret te paguan qirane si ne Vlore,si ne Rome,plus te lane nje prej tyre <<peng>> ne shtepi.Mos kerkoje dhe ndonje bilete stadiumi,per te pare ndeshje,si ata koleget e tjere?! Keto ishin vetem maja e provave.Shko vete ne burg tani !!!

    Përgjigju
  • Zabit: 03/07/2021 01:10

    Mos guxoni te perlbatosni emrin e nje njeriu te drejte e te perdorni femijen e tij. Zoti iu vrafte doren juve qe shkruani brockulla dhe ata qe marrin vendime pa asnje lloj baze ligjore e prove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?