'Imazhi i Shqipërisë po ngrihet'! Habit mjekja shqiptare: Në Francë tani njihen Shkodra, Berati, Vlora

17 Qershor, 21:44| Përditesimi: 17 Qershor, 22:21

  • Share

 

E ftuara e ditës së sotme në Studio Live-in e hapësirës dedikuar Kampionatit Evropian 2024 “Minuta Zero” në Report Tv, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, ka qenë Artenisa Beqiraj.

Një tifozë kuq e zi, e specializuar dhe punon si mjeke në Francë.

Në një intervistë për gazetarin Eljan Tanini, në çadrën e Report Tv pranë “Fan Zone” në Sheshin Skënderbej, Beqiraj tregon se puna si mjeke në Francë është tejet e ngarkuar dhe se jeta atje është “e shpejtë”.

“Jeta ime në Francë është jeta e një mjeku e cila në një farë mënyre barazohet në çdo vend të botës. Janë shumë orë pune e cila në një farë mënyre humbasin atë të drejtën për të fituar pak nga jeta artistike e të tjera ose vërtetë duhet t’i ngjeshësh orët, ka diference po jeta e mjekut njësoj është kudo”,-shprehet ajo.

Mjekja shqiptare u shpreh optimiste edhe e bindur për imazhin tejet pozitiv e në rritje të Shqipërisë së sytë e francezëve.

“Fillimisht Shqipëria ishte një vend pa përshtypje dhe befas u zgjova një ditë dhe kishin ardhur nga Shqipëria ose do shkonin në Shqipëri. Madje kam një episod interesant që më preku dhe më kapi të papërgatitur sepse mentaliteti jonë fatkeqësisht është që vendin duhet ta prezantojmë atë, por vendi jonë po njihet çdo ditë e më shumë. Një koleg më pyet: Je shqiptare? Po jam shqiptare i thashë, Më pyet se nga cili qytet dhe unë shtanga se çdo të thotë. Je nga Shkodra, Berati Vlora më pyeti? Vendi ynë po njihet vërtet. Ky fillim shekulli po shkon mbarë për ne shqiptarët:,- nënvizoi Artenisa Beqiraj.


Lajmi kryesor:

'Minuta Zero'/ Bujar Kapexhiu: Kam shpresë se me Kroacinë fitojmë! Karriqi: Shqipëria luajti mirë përballë kampionëve të Europës


K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?