TIRANË - Një pallat në ndërtim pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër aksionin në Astir, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë. Ai bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë.
“Nëse Tirana sot është më e çliruar nga ata të cilët kishin zënë hapësira pa leje është merita e madhe e IMT, e drejtuar nga Rigers Sheqeri, dhe Policisë Bashkiake e drejtuar nga Elona. Ne nuk do të mbarojmë derisa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe këto hapësira të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët. Në foto jemi në një pallat në zonën e Astirit ku i është konstatuar mbi 4000m2 pa leje.”, thotë Sulaj.
Policia njoftoi se ka arrestuar ndërtuesin Llanaj pasi ka kryer punimet pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.", njofton policia.
Llanaj është edhe ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën, por konflikti mes tyre la në qiell të hapur 120 familje për gati 10 vite. Dy ndërtuesit u konfliktuan më 13 janar 2021, sherr që përfundoi në plagosjen e Llanajt. Familjet që kanë blerë apartamentet kanë protestuar para ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ishin futur dot në banesa prej 10 vitesh. Problemi u zgjidh me ndërhyrjen e qeverisë. Banorët janë futur në banesa gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa vazhojnë ende proceset gjyqësore për marrjen e hipotekave.
Në vitin 2024, Llanaj u arrestua në Vlorë pasi u kap me armë dhe municione në automjet. Ai u ndalua në autostradën Fier-Vlorë nga policia, e cila po ushtronte kontrolle për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Pistoleta iu gjet në kroskot e futur në një qese plastmasi. Në skenë, emri i tij doli edhe në vitin 2022, pasi vëllait të tij, Dritan Llanaj i dogjën automjetin tip Range Rover në garazhin e pallallit të ndërtuesit. Nga flakët, u përfshinë edhe tre automjete të tjera që ndodheshin aty pranë.
Ndërhyrja për prishjen e këtij ndërtimi pa leje vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Më 3 tetor, kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja për mbrojtjen e pronës dhe territorit, të cilat kanë hyrë në fuqi nëpërmjet një akti normativ. Paketa përfshin një listë të zezë për ndërtuesit pa leje dhe 5 vite përjashtim nga marrja e lejes. Në ndërtimet që tejkalohet leja në masën 2-10%, shtesa e bërë pa leje do konfiskohet për interes publik, ndërsa kur tejkalohet me 10%, do konfiskohet i gjithë ndërtimi.
Foto nga pallati pa leje dhe ndërtuesi Sino Llanaj
Sino Llanaj është një emër i njohur në fushën e ndërtimit, por gjithashtu edhe në kronikat e zeza të viteve të fundit në Shqipëri. Ai është administrator dhe bashkëpronar në disa projekte ndërtimi, ndër to edhe kompania “Star Construksion”, me veprimtari në Tiranë dhe Vlorë. Llanaj ka ndërtuar në zonat periferike të Tiranës dhe në Vlorë, por pjesa më e madhe e aktivitetit të tij ka prodhuar konflikte ligjore, probleme me lejet ndërtimit dhe hetime penale. Në publik, Sino Llanaj përfaqëson figurën e ndërtuesit problematik, që ka hasur vazhdimisht përplasje me ortakë, autoritetet ligjore dhe banorët
Në vitin 2024 Sino Llanaj u ndalua nga policia në autostradën Fier-Vlorë, gjatë kontrolleve për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Ai u kap me armë zjarri pa leje, të fshehur në automjet. Armën e kishte fshehur në kroskot me qese plastike.
Më 13 janar 2021, në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, Llanaj u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti me ortakun e tij në kompaninë “Star Construksion”, Albert Allmuça. Sherri nisi për ndarjen e një pallati 11-katësh në ndërtim. Nga përplasja u plagosën edhe një kalimtar i rastit dhe roja e kantierit. Konflikti i ortakëve preku edhe 120 familjet e këtij kompleksi, të cilët deri në prill kanë protestuar pasi nuk futeshin dot në banesa prej më shumë se 10 vitesh. Por çështja u zgjidh me ndërhyrjen e qeverisë dhe banorët kanë hyrë në banesa gjatë zgjedhjeve, por vijojnë gjyqet për marrjen e hipotekave.
Në vitin 2022, i është vënë qëllimisht zjarr makinës së vëllait të tij, Dritan Llanaj. Incidenti ndodhi në garazhin e një pallati të ndërtuar nga familja Llanaj në Tiranë. Zjarri përfshiu edhe disa mjete të tjera.
Sino Llanaj ka qenë më herët i përfshirë në hetime dhe është arrestuar për mashtrime me shitjen e apartamenteve, në raste kur pronat dyshohet se janë shitur më shumë se një herë apo në kundërshtim me lejet përkatëse.
Komente

Per mua qe nuk di te llogaris, sa bejne 40 apartamente?
PërgjigjuNE VEND TE PAKLTIT ATY,,,, NDERTONI NJE LULISHTE.....O NDYRESIRA..
PërgjigjuShum drejtë prishja nuk është zgjidhje,konfiskoja dhe jepja njerëzve në nevojë të cilët janë me shumicë.
PërgjigjuPo ne Vlore, kemi vite qe presim. Ndertuesi gentian binaj, binaj 2003 firme ndertimi. Ka nisur nje pallat dhe nuk vazhdon punimet. Na ka thene paguani me shume leke se jane rritur cmimet. Ne transballkanike e keni. Aty ku do kaloje gjithe bota per te vlora marine. Na ndihmo o pasha se jemi me qera ka vite, me leke djerse e kemk blere e spo gezojme dot.
PërgjigjuA mund kush të më zregojë sa e ka ligji për armbajtje pa leje?
Përgjigju7 vjet maksimumi.
Prishja nuk eshte zgjidhje. Legalizo pallatin qe te mos demtohen familjet qe i kane blere apartamentet. Se fundja eshte edhe deshtim i autoriteteve qr zoteria ben kate pa leje. Me prishje nuknfiton askush
PërgjigjuOre vetem ketu ndodhin 4000 m2 pallat edhe del pa leje. Por pse ore 1 kokerr qepe apo domate ishte ajo qe se paskan vën re!? Muhabete Albanistani si gjithmone nuk vihet re kapet ajo me presh qe shet pa fature kapet ai qe rikonstruksion shtepine çatine. Num behet jo ky komb asnjeher
Po ata qe kane blere pronen cfare faji kane? kush do mbaj pergjigjesi. Sino leket i morri i ben me qef 2 vite burg. IKMT ka arrestuar pergjgjesit e zones? Agjencite qe reklamonin apartamente ne kete pallat pa verifikuar separi nese eshte me dokumentet e duhura a mbajne pergjigesi? Kush e mbron qytetarin e thjesht? Pse nuk flasin instancat e shtetit per kete? Po media pse nuk flet?
PërgjigjuPo me RAMAZAN KERCUKUN cfare do behet. Personazh qe vetem ndryshon vetem emrat e firmave por vazhdon mer leje ndertimi pavaresisht se pallatet i le pergjysem ose i shet apartamentet nga 2 here. Tek Lagja 6 ne Dr ka13 vjet qe ka nisur pallati po nuk dihet kur ose nese do te perfundoje.
PërgjigjuHajd dilni njeher nje xhiro nga njesia 10 te shifni gerrmadhat pa leje te eduard kelmendit
PërgjigjuSekserin e gjykates administrative :)