Foto nga pallati pa leje dhe ndërtuesi Sino Llanaj

Kronikë

Ndërtoi pallatin pa leje në Yzberisht, kush është ndërtuesi Sino Llanaj! Në 2024 u kap me armë në makinë, në 2021 u plagos nga ortaku

11 Tetor, 14:43| Përditesimi: 11 Tetor, 15:18

  • Share

1760185726_sinollanaj.jpg

Foto nga pallati pa leje dhe ndërtuesi Sino Llanaj

Sino Llanaj është një emër i njohur në fushën e ndërtimit, por gjithashtu edhe në kronikat e zeza të viteve të fundit në Shqipëri. Ai është administrator dhe bashkëpronar në disa projekte ndërtimi, ndër to edhe kompania “Star Construksion”, me veprimtari në Tiranë dhe Vlorë. Llanaj ka ndërtuar  në zonat periferike të Tiranës dhe në Vlorë, por pjesa më e madhe e aktivitetit të tij ka prodhuar konflikte ligjore, probleme me lejet ndërtimit dhe hetime penale. Në publik, Sino Llanaj përfaqëson figurën e ndërtuesit problematik, që ka hasur vazhdimisht përplasje me ortakë, autoritetet ligjore dhe banorët 

Në vitin 2024  Sino Llanaj u ndalua nga policia në autostradën Fier-Vlorë, gjatë kontrolleve për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Ai u kap me armë zjarri pa leje, të fshehur në automjet. Armën e kishte fshehur në kroskot me qese plastike. 

Më 13 janar 2021, në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, Llanaj u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti me ortakun e tij në kompaninë “Star Construksion”, Albert Allmuça. Sherri nisi për ndarjen e një pallati 11-katësh në ndërtim. Nga përplasja u plagosën edhe një kalimtar i rastit dhe roja e kantierit. Konflikti i ortakëve preku edhe 120 familjet e këtij kompleksi, të cilët deri në prill kanë protestuar pasi nuk futeshin dot në banesa prej më shumë se 10 vitesh. Por çështja u zgjidh me ndërhyrjen e qeverisë dhe banorët kanë hyrë në banesa gjatë zgjedhjeve, por vijojnë gjyqet për marrjen e hipotekave. 

Në vitin 2022, i është vënë qëllimisht zjarr makinës së vëllait të tij, Dritan Llanaj. Incidenti ndodhi në garazhin e një pallati të ndërtuar nga familja Llanaj në Tiranë. Zjarri përfshiu edhe disa mjete të tjera. 

Sino Llanaj ka qenë më herët i përfshirë në hetime dhe është arrestuar për mashtrime me shitjen e apartamenteve, në raste kur pronat dyshohet se janë shitur më shumë se një herë apo në kundërshtim me lejet përkatëse.


Lajmi kryesor:

IMT në aksion, bllokohet pallati 4 mijë metër katrorë pa leje në Yzberisht, do shembet! Arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj (FOTOT+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?