Pika e zezë

Ina Zhupa lajmëron fatin tragjik të Porto Palermos nëse PD fiton zgjedhjet 

18 Prill 2021, 13:35| Përditesimi: 18 Prill 2021, 13:43

  • Share

Një nga gjiret më të bukura të Mesdheut, me një port fantastik dhe unikal në llojin e tij dhe me një vlerë turistike të pallogaritshme, Partia Demokratike mendon ta trasformojë në një port për peshkarexha dhe treg peshku. Ky do të ishte fati për Porto Palermon, i lajmëruar nga Ina Zhupa, zëdhënëse dhe kandidate e koalicionit PD-AN në zonën e Sarandës. Duke folur sot me peshkatarët deklaroi se ''Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”, tha Zhupa. 

 Urojmë vetëm që kjo të jetë një nga gënjeshtrat e shumta të thëna nga Partia Demokratike në këtë fushatë elektorale, sepse të kthesh Porto Palermon në një port ku të shkarkohet peshku, do të ishte një krim turistik dhe mjedisor pa precedent. 

Kur po dorëzonte pushtetin, në verë të 2013 Sali Berisha firmosi një VKM me qëllimin për t’ja dhënë me koncesion Porto Palermon një kompanie të një klienti të tij politik për ta trasformuar në një rezidencë dhe port turistik. VKM-ja u anulua nga Rama bashkë me VKM të tjera të firmosura nga PD pas humbjes së zgjedhjeve. Në tetë vite as Edi Rama nuk pati kurajon të vendosë për fatin e Porto Palermos, që ka mbetur një oaz i paprekur, në pritje të një projekti turistik që të respektojë natyrën dhe të vlerësojë potencialitetin e pamasë. Veçse një port i thellë sa lejon lundrimin e nëndetseve dhe i përshtatshëm dhe për anije dhe krociera, Porto Palermo është një gji ku prania e bazës ushtarake  e ka ruajtur nga krimet e ndërtimeve të pakontrolluara.

Trasformimi në një port peshkatarësh do të ishte një krim mjedisor dhe një projekt pa asnjë vizion, që do ta çonte Shqipërinë 30 vite pas, kur kështjellat dhe monumentet e Shqipërisë jepeshin me qera nga Berisha për të ndërtuar fast foode.

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?