Politikë

Ina Zhupa me peshkatarët në Sarandë: Porto Palermo do të vendoset në dispozicionin tuaj (VIDEO)

18 Prill 2021, 11:37| Përditesimi: 18 Prill 2021, 16:09

  • Share

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi takim me peshkatarët në Sarandë.  Zhupa pasi u njoh me problematikat e tyre, tha se angazhimet kryesore të PD do të sjellin ndihmë në ekonominë e familjeve duke rritur mirëqenies e tyre. Zhupa premtoi se me PD-në do të ketë ulje të taksave dhe ajo që lidhet direkt me peshkatarët, vënia e Porto Palermos në dispozicion të peshkatarëve.

“Është e papranushme që nuk keni kalata. Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë.  Është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë. Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durres, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë she me PD në qeveri do ta keni. Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”, tha Zhupa.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 18/04/2021 13:57

    Jepi Ina .porto Palermo eshte prove e zhjopes tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?