Ina Zhupa, gjatë deklaratës së sotme nga selia e PD

Kronikë

Ina Zhupa për ngjarjet në Sarandë: Qyteti në arenë të grupeve kriminale, Policia bën pushime verore, numëron viktimat dhe heq vazo lulesh!

22 Korrik, 13:55| Përditesimi: 22 Korrik, 14:00

  • Share

Ngjarjet e ndodhura së fundmi në qytetin e Sarandës kanë nxjerrë në një konferencë për shtyp ditën e sotme deputeten demokrate të kësaj zone, Ina Zhupa, e rizgjedhur më 11 maj.

Ajo akuzoi Policinë e Shtetit se po bënte pushime verore, teksa krimi ka bilanc të jashtëzakonshëm ditët e fundit.

“Janë 4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët”, tha Zhupa.

Ajo theksoi se Saranda është kthyer në arenë të grupeve kriminale, ku persona të armatosur lëvizin lirshëm në qytet.

"Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, ndërkohë që policia duket se është me pushime", tha ajo mes të tjerash.

Deklarata e plotë e deputetes së PD, Ina Zhupa:

"Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, ndërkohë që policia duket se është me pushime. Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet dhe prej ditësh ku kanë pasuar ngjarje kriminale ku për mosveprim apo lejim të shtetit, Saranda nuk po gjen qetësi.

4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët.

Më 17 Korrik, dy grupe përplasen me armë zjarri në mes të ditës në lagjen numër 4, në sy të pushuesve. 19 Korrik, në Ksamil, pronari i “Euro Hotel”  u dhunua me sende të forta,  20 korrik patën të shtëna me armë zjarri në lagjen numër 4, në rrugën “Mitat Hoxha” ku u plagos një ish efektiv policie, dje natën e 21 korrikut shpërthim tritoli në lagjen nr. 3. Të gjitha ngjarjet në ambiente publike në qytetar dhe pushues, duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Në qytet është krijuar një situatë paniku për jetën nga qytetarët edhe këto lajme thuajse të përditshme për Sarandën janë negative për turizmin dhe i largojnë pushuesit nga qyteti. I bëj thirrje ministrit të brendshëm Hoxha dhe drejtorit të policisë të shtetit Proda të marrin masat e nevojshme për rend dhe siguri. Policia ka për detyrë të parandaloj, të kontrolloj territorin, dhe jo të numëroj viktimat dhe të plagosurit pas ngjarjeve.

Është e nevojshme një monitorim urgjent të gjendjes në Sarandë dhe shtim të vëmendjes policore përpara se njerëz të pafajshëm të jenë viktimat e radhës. Mos e përdorni policinë për të hequr vazot e luleve në baret e hapura por për të garantuar jetën e qytetarëve".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?