Politikë

Ina Zhupa: Pritoritet i Kuvendit duhet të jetë demokracia! Nuk e diskutoni raportin e DASH se flitet për korrupsion dhe krim

29 Shtator, 13:26| Përditesimi: 29 Shtator, 13:45

  • Share

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka ‘protestuar’ në hapje të seancës dhe ka kërkuar vijim e diskutimeve të bëra në seancën e kryetarëve. Ndër të tjera, ajo kërkoi që parlamenti të hidhte për diskutim raportin e DASH mbi klimën ekonomike në Shqipëri, por sipas saj, PS e refuzon pasi aty flitet për korrupsion dhe krim.

“Parlamentit i shkon te diskutojnë për problematikat e qytetarëve dhe jo të mblidhet dhe të bëjmë noterin e atyre qe vendosni ju atje. Sollët 19 projektligje në një ditë për t’i miratuar.

Prioriteti i këtij kuvendit nuk mund të jetë thjeshtë kartoni për të kaluar një procedurë për 5 minuta. Duhet të jetë demokracia transparenca dhe bërja e interesit publik. Këto kanë munguar dhe do të mungojnë. Del DASH dhe ky Kuvend nuk e diskuton se aty flitet për korrupsion dhe krim”, tha Ina Zhupa.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


K.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?