Inaugurimi i ambienteve të reja sportive, Presidenti i  IOC: Jemi vërtetë të kënaqur për progresin që sporti në Shqipëri ka bërë gjatë viteve të fundit

12 Qershor 2022, 12:23| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 12:26

  • Share

1655029035_Screenshot2.jpg

Sot u inauguruan ambientet e reja sportive ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i cili gjatë fjalës së tij vlerësoj progresin e madh në sport që ka bërë vendi ynë gjatë viteve të fundit.

“Është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu sot, në Shqipëri ne vazhdën e turit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Jemi vërtetë të kënaqur për progresin që sporti në Shqipëri ka bërë gjatë viteve të fundit. Në të gjitha aspektet shohim një zhvillim në rrugën e sportit dhe sportin për të gjithë njerëzit, duke theksuar kontributin që sporti po i jep të gjithë shoqërisë me qëllim shëndetin, me qëllim edukimin", u shpreh ai

Bach u shpreh optimist teksa tha se shohim një vizion për të ardhmen e sportit në Shqipëri dhe kemi besim që Shqipëria dhe shqiptarët dhe atletët olimpik shqiptar mund të besojnë tek një e ardhme e ndritur sepse ne shohim gjithashtu një aleancë të fuqishme, me respekt të përbashkët të përgjegjësive mes qeverisë, të drejtuar nga Kryeministri dhe Komitetit Olimpik Kombëtar.

“Gjatë takimit që zhvillova mëngjesin e sotëm me kryeministrin kuptova se kjo është receta e suksesit për njerëzit dhe sportin në Shqipëri. Kështu që jeni duke më parë si një njeri shumë të lumtur që ndodhem këtu sot dhe një njeri edhe më të lumtur teksa shoh që sporti në Shqipëri po lulëzon në mënyrë kaq të jashtëzakonshme”,  tha ai. 


Lajmi kryesor:

Inagurimi i ambienteve të reja sportive, Rama: Do mbështesim fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?