Politikë

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Salianji: Sot flas si një individ që njohu burgun, si realitet në diktaturën e re

10 Korrik, 11:18| Përditesimi: 10 Korrik, 12:16

  • Share

Ervin Salianji mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, paraqitja e tij e parë publike pas lirimit nga qelia. Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat u shpreh se sot po flet jo vetëm si një politikan, por si një individ që sapo ka dalë nga burgu, si një realitet i diktaturës së re.

"Jam i nderuar të më jepet rasti të flas në këtë inaugurim dhe zemra më thotë të flas si qytetar, përveçse si politikan. Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun jo si metaforë por si realitet në diktaturën e re. Një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim me heshtje dhe qëndresë. Sot nuk përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu, as nuk po qëndrojmë një heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur. Josif Budo nuk ra nga rastësia.

Ai doli të kërkonte liri, drejtësi. Josifin nuk e mori jeta, kishte guximin të mos pranonte padrejtësinë dhe mungesën e lirisë si simbol i çdo qytetari të Kavajës që nuk pranon të nënshtrohet dhe ështëe në ballë të përpjekjeve për liri.  Të mos pranonte të jetonte në gjunjë, në një vend ku vetë fjala të kushtonte jetën.", tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Berisha në Kavajë me Salianjin: Ramaduro po largon të rinjtë, shëtit me atlete të bardha në samite


Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 10/07/2025 11:53

    Kush e degjon kete zhapikun tani? Ah moj Shqiperi ne doren e kujt opozite ke rene!

    Përgjigju
  • sallamani: 10/07/2025 11:45

    ore ky pse bo sikur ka bo burg per trimeri...kokrra mashtruesit

    Përgjigju
  • Mondi: 10/07/2025 11:32

    Po zoteri ne burg vajte se u gjetet factor.kush te tha te shifje Po demin qe i bere atij tjetrit qe vajti ne burg si burrat. Ti tregove qe je nje vemje krenare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?