Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit. Masat janë firmosur nga gjyqtari Erion Bani.
Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në qytet është shoqëruar një person për llogari të SPAK ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti. Sapo është ekzekutuar urdhëri i arrestit personi i shoqëruar është dërguar në Tiranë nën kujdesin e forcave të policisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se do të ketë shoqerime të tjera.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri
K.T./ReportTv.al