Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri

29 Mars 2022, 08:32| Përditesimi: 29 Mars 2022, 16:31

  • Share

Jo vetëm në Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë.

Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar (1.2 Lefter Kokës, 2 milionë euro në Elbasan dhe 140 mijë euro babait të deputetit Bllako); një kërkesë për leje për arrestimin e një deputeti dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit është bilanci i njoftimit të fundit të SPAK.

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. 

Nga 9 masa sigurie 7 janë 'arrest me burg' dhe 2 në 'arrest shtëpie' për Inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë  Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.  Ndërkohë që për Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa. 

Hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët.

Me të njëjtën skemë si në Elbasan, Lefter Koka ka përfituar nga shoqëritë

 “Integrated Technology Uaste Treatment Energy” dhe “Integrated Technology Services”, 1.2 milionë euro, përmes faturave tatimore fiktive nga kompani të treta të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Kjo pagesë, iu dha Kokës si shpërblim për favorizimin që i bëri 2 kompanive për të lidhur kontratën e koncensionit, thotë SPAK.

Nga hetimet e prokurorëve Klodian Braho dhe Dritan Prenci, Lefter Koka nuk është i vetëm në këtë aferë. SPAK dyshon se Alqi Bllako, sot deputet, por më herët Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka përfitruar 15 milionë lekë përmes abuzimeve në inceneratorin e Fierit. Për arrestimin e deputetit, SPAK pret autorizimin nga Kuvendi.

SPAK thotë se Lefter Koka, Alqi Bllako si sekretar i përgjithshëm i Mjedisit dhe kryetari i Komisionit të Shprondësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke propozuar pranë Këshillit të Ministrave shpronësiin e një “toke truall”, ndërkohë që rezulton e provuar sipas hetuesve, se prona ku do ndërtohej incenertori, është “tokë arë”.  Shkeljet ligjore sipas SPAK në këtë hetim kanë shkaktuar mbi 16 milion lekë dëm në buxhetin e shtetit.

“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Alqi Bllakos, është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.", thotë SPAK.

Masë të dytë arresti me burg përveç incveneratorit të Elbasanit, gjykata vendosi edhe ndaj biznesmenit Klodian Zoto, në këtë rast si aksionet i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, por që vijon ende të jetë në arrati.

Rrethi i të arrestuarve është zgjeruar edhe më tej, pjesa më e madhe e të cilëve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit. 

Nga 13 masa sigurie 8 janë 'arrest me burg' dhe 4 në 'arrest shtëpie' për Inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

SPAK thotë se në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve si dhe janë konsumuar veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

SPAK ka sekuestruar disa pasuri të tjera të Lefter Kokës me vlerë 1.2 mln euro. Ish ministrit i janë sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej më shumë se 146 mln lekë të përfituar nga koncesionari i Fierit.  Gjithashtu vendoset sekuestro preventive dhe për shoqëritë koncesionare.

SPAK prangosi më 14 dhjetor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët. Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto. 

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Fierit
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të 
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit
14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.
 

Masat për inceneratorin e Fierit

Masat ‘arrest me burg’:  Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”;  Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëne e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”! Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre! Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ Erjon Murataj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre'.  Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, Masa ‘Arrest Shtëpie’: Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!  Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim

Masat për inceneratorin e Elbasanit

Me burg; Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhëne e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit.  Me arrest shtëpie:  Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. 

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e shkurtuar)

 

Ora 15:42
Dokumenti/ Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin për arrestimin e Alqi Bllakos

Është zbardhur kërkesa që SPAK i ka dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos. Në shkresën drejtuar Kuvendit jepen të njëjtat argumente që SPAK ka në dosjen hetimore, ku thuhet se Bllako, me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fier janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288,344.

Sipas SPAK ka rezultuar e nevojshme dhe e bazuar caktimi i masës "arrest në burg", ndaj shtetasit Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë", parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

 

Kërkesa e SPAK dërguar Kuvendit
 

 

Ora 12:45
Mes të akuzuarve për Inceneratorin e Fierit, Sabina Cenameri lihet në arrest shtëpie! 'Shpërtheu' në lot gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor

Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, është lënë në arrest shtëpie, pas hetimeve të SPAK. Cenameri ishte njëra prej dëshmitarëve në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët, ku teksa i përgjigje  pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, në një moment kujtojmë se ajo 'shpërtheu' edhe në lot.

Ora 12:35
'Kam dëshmuar për 5 orë në SPAK'/ Sot kërkohet arrestimi, si u mbrojt Alqi Bllako në komision Hetimor

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.

Kujtojmë se në dëshminë e tij në Komision Hetimor për Inceneratorët, Bllako nuk dha përgjigje mbi shumë nga pyetjet e drejtuara nga anëtarët e Komisionit, duke deklaruar vetëm se kishte dëshmuar prej më shumë se 5 orë në SPAK dhe se do të shkelte sekretin hetimor nëse do të jepte edhe aty dëshmi.

Ora 12:31
Pritet arrestimi i tij nga SPAK, kush është Alqi Bllako

1648548744_alqibllakoo.png

SPAK ka kërkuar sot në Kuvend lejen për të arrestuar Alqi Bllakon të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako në 2013 ai u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, e cila në atë kohë drejtohej nga ministri i LSI-së, Lefter Koka.

Më pas Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut e shtetit, Ilir Meta, pozicion që e mbajti deri në shkurt 2019, kur vendosi të largohet nga Presidenca, e për rrjedhojë edhe nga LSI-ja.

Në 2019 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e Landfilleve dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin.

Ora 12:28
Nëse SPAK arreston deputetin Alqi Bllako, vendin e tij në Kuvend e zë Pandeli Majko

1648549754_page.jpg

SPAK i ka bërë kërkesë Kuvendit për të lejuar arrestimin e deputetit Alqi Ballko i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.

Nëse Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë për arrestimin e Bllakos, atëherë i hapet rruga edhe plotësit mit të vendit të tij me një tjetër socialist nga lista e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit në 2021.

Në bazë të votave dhe pas Ballko është emrin i Pandeli Majkos, i cili është renditur i 19-i dhe mori 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

Ora 12:09
Sekuestrohet shtëpia babait të Alqi Bllakos me vlerë mbi 144 mijë euro

SPAK ka sekuestrua edhe banesën e babait të deputetit Alqi Bllako, me vlerë mbi 144 mijë euro

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë", thotë SPAK.

Ora 12:00
SPAK: Si Bllako favorizoi koncesionarin e Fierit, përfitoi mbi 14 mln lekë

1648546519_teriie1603129581556.jpg

SPAK akuzon deputetin Alqi Bllako se ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar koncesionarin e Fierit.

“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.”, thotë SPAK.

Ora 11:51
Ish ministri Koka i sekuestrohet edhe 1.2 mln euro pasuri të tjera

SPAK ka sekuestruar disa pasuri të tjera të Lefter Kokës me vlerë 1.2 mln euro. Ish ministrit i janë sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej më shumë se 146 mln lekë të përfituar nga koncesionari i Fierit.  Gjithashtu vendoset sekuestro preventive dhe për shoqëritë koncesionare.

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Ora 11:39
Koncesionari i Fierit mori 146 mln lekë për punime që nuk u kryen, u përfituan nga Lefter Koka

1639656896_16396420141639492372lefterkoka.jpg

SPAK akuzon “Integrated Technology”  se ka marrë 146 mln lekë për punime që nuk janë kryer përmes faturave fiktive, që më pas i ka përfituar Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro edhe për inceneratorin e Elbasanit. Sipas SPAK shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 dhe kjo shumë më pas i është dhënë Lefter Kokës. Vjedhja e shumës u bë përmes një skemë fiktive të kryerjes së pagesave mes Klodian Zotos dhe Arenc Myrtezanit.

“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë” Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Shtetasi K. Z. në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi A.M., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Shtetasi Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit" , thuhet në njoftimin e SPAK.

Ora 11:33
Afera në Inceneratorin e Elbasanit, sekuestrohen 18 pasuri të paluajtshme dhe 8 biznese me vlerë 2 mln euro! 2 të tjerë në pranga dhe 3 në ‘arrest shtëpie’

 SPAK ka nxjerrë të tjera detaje në lidhje me hetimet e inceneratorit të Elbasanit.  Për 5 persona janë marrë masa sigurie, Bardhyl Çabiri dhe Pëllumb Abeshi janë në arrest me burg.  Jonida Zeqo dhe Serafin Papa dhe Etleva Kondi në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që janë 18 pasuritë të paluajtshme dhe 8 shoqëri tregtare me vlerë 2 milionë euro.

Njoftimi i SPAK për Elbasanin

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vijuar hetimet në lidhje me proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal, janë mbledhur prova dhe janë krijuar dyshime të arsyeshme, se anëtarët e komisionit për dhënien e konçensionit të mësipërm, kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimin ndaj personave nën hetim Pëllumb Abeshi dhe Bardhul Çabiri të masës së sigurimit personale “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personave nën hetim Serafin Papa, E. K. dhe J. Z. të masës së sigurimit personale “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 Po kështu, me vendimin nr.130 akti, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2023 masat e sigurimit personale për shtetasit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme për ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë dhe për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive për të cilët është vendosur masa e sigurimit pasurore “sekuestro preventive”.

Ora 11:30
Hetimet për inceneratorin Fier, SPAK jep detaje zyrtare! Çfarë do të ndodhë me Alqi Bllakon

 

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga subjektet politike Nisma Thurje, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.187 viti 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal janë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur në lidhjen e kontratës së koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. Nga aktet e administruara kanë rezultuar disa fakte penale, si më poshtë:

Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, nga anëtarët e Komisionit të Koncesionit, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, janë kryer veprime në kundërshtim me nenet 18, 21, 22,24, 31, 32, të ligjit nr.125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenet 27, 38 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenin 8 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

Së dyti, në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.  Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë,  ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së  tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj.

Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi K. Z. në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi A.M., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Shtetasi Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Së katërti, nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Lefter Koka, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim K.Z., i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.M., i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Pëllumb Abeshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Azem Shatëri, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Florjan Muçaj, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.M, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Sabina Cenameri, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.K, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

 

Në këtë proçedim penal janë marrë në përgjegjësi penale edhe personat juridik, “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Servis” sh.p.k, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2022 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Sabina Cenameri, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë. Gjithashtu po kryhen veprimet për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive të sekuestruara.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

 

Ora 11:29
Afera e inceneratorit të Fierit dëm mbi 16 mln lekë shtetit! Bllako dhe Koka kthyen tokën nga arë në truall

1648546704_page.jpg

Bllako akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me Lefter Kokën ka shpronësuar në mënyrë të paligjshme të një “toke arë” duke e klasifikuara si “tokë truall” për inceneratorin e Fierit duke i shkaktuar dëm shtetit mbi 16 milionë lekë. Shpronësimi i tokës për inceneratorin e Fierit, Koka, Bllako e Abeshi përgatitën dokumente false

“Në lidhje me procedurën e shpronësimit të  pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.  Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë,  ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së  tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj. Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.", thotw SPAK

Ora 11:28
Inceneratori i Fierit, SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako

SPAK do t’i kërkojë Kuvendin arrestimit për deputetine Alqi Bllako.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

Ora 11:00
Inceneratorët, ka një tjetër vendim për Elbasanin me 5 masa të tjera arresti

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit. Masat janë firmosur nga gjyqtari Erion Bani.

Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në qytet është shoqëruar një person për llogari të SPAK ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti. Sapo është ekzekutuar urdhëri i arrestit personi i shoqëruar është dërguar në Tiranë nën kujdesin e forcave të policisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se do të ketë shoqerime të tjera.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/03/2022 01:33

    Gjithmone ku jane ne mes fondet e shtetit,zbulohen skandale te tilla.Te gjithe maskarenjte,hajdutet e matrapazet ne sulm si hienat,per t'i kafshuar ndonje llokme!

    Përgjigju
  • Minoritari me mask shqiptare: 29/03/2022 20:11

    Pershendetje, lexues turkoshqiptar! Kur te lexoni lajme si ky me siper, ku SPAK kerkon arrestimin e zyrtareve te larte (deputet dhe ish-ministra), apo lajme ku GjKKO (gjykate speciale antikorrupsion) denon zyrtaret, mos guxoni te ndjeni optimizem se gjoja sistemi i drejtesise po permiresohet! Ju rrace e poshter duhet te ndjeni vetem pesimizem dhe munges shprese, deri sa te shporreni te gjithe nga Ballkani… te ikni te gjithe ne emigrim!!! Ndersa ata qe nuk emigrojn duhet te ndjejn urrejtje per Edi Ramen - politikani i poshter qe refuzoi te pajtohet me Marreveshjen e Detit te qeverise Berisha (ku Greqia fitonte territor shqiptar). Cdo lajm qe tregon progres te Shqiperise duhet shoqeruar me bresheri komentesh negative dhe helmuese. Neve do e mbajm vemendjen tuaj vetem te ato probleme qe drejtesia ende nuk ka arritur te trajtoj, ne menyre qe te krijohet bindja sikur asgje s’ka ndryshuar. Mos u cudisni nese lexoni edhe ndonje mendim qe shkakton urrejtje dhe percarje te shqiptaret (per shembull perdorimi i termit ‘malok’ per verioret). Poashtu, Berishen e duam fort por do shtiremi sikur e urrejm ne menyre qe te dukemi si te paanshem dhe te besueshem. Nje keshille per supaxhinjt antishqiptar qe merren me propagand ai ajo qe pershkrova me siper: ju lutem mos u hutoni ne debat e siper dhe te tregoni se jeni nga Dropulli dhe Himara (sic keni bere ne disa portale ku shtireni si shqiptar dhe beni propagand helmuese)! Ruajeni profilin e rreme deri ne fund. Pak me kujdes edhe me profilet fallco ne facebook sepse disa nuk jane shume bindese. Efharisto!

    Përgjigju
    • Tosi: 30/03/2022 17:22

      Minimumi nje shqiptar nuk shan shqiptaret si turkofag apo grekofon. Nese je nga ato tipat "investitor strategjik" per vete apo perreth, sado servilizem per shtetkapsin Rama te kesh nuk te jep te drejte te ofendosh kritiket. Per te cilet Berisha, Nano, Meta dhe se fundmi Rama jane njesoj: krere te krimit te organizuar politik ne Shqiperi. Vecanerisht Rama "yt" jo per cilesi personale sesa te funksioneve qe mban dhe si kre i ekzekutivit i cili ideon, koncepton dhe udheheq organizaten ne fuqi mafjoze.

  • Goni: 29/03/2022 19:17

    SPAKU KA HARRUAR PA ARRESTUAR,,RAMEN,,GJIKNURIN, ,,AHMETAJN,,SUBASHIN,,VELIAJN....VJEDHJA ESHTE SHESHIT,,,PROKURORET E SPAKUT FLE NE GJUME,,,JU VRAFTE ZOTI NE GJUME. .MOR PROKURORE LESHI...-KURVA. ....

    Përgjigju
  • HAJDAR RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/03/2022 18:02

    Po mir mor Zot po kta plerat e SPAKUT bëjn gjueti shtrigash po bastardin kriminel hajdut Sali bajgën pse se arestoin ? ? ? Kan 1000 fakte e sy peshkaqeni vazhdon harxhon lekët e vjedhura e lekët e gjakut të Gërdecit. Pra Shkërdhini s'quhet kurse ky Alqi quhet. Ore dhe ky të arestohet po ka vjedhur po i pari në list është shkërdheni dhe Bastardi Salhe bajga. Apo kryekrimineli malok s'quhet pra kjo quhet gjueti shtrigash nuk ka dy standarte po hajt si Albanistan ktu bohet çdo gjë.

    Përgjigju
    • Bravo: 30/03/2022 06:56

      Shpresojmë Salën sa me shpejt, amon vetëm lartmadhnia mos preket. Ndalojmë te fajin e ka Saliu, këtij qe i janë arrestuar gjysma grupit parlamentar, mos e luaj njeri.

  • Grioi: 29/03/2022 17:39

    Deri tani jemi ne nivel arestimi ushtaresh dhe kapteresh. Asnje specialist nuk guxon te bej shkelje pa bekimin e shefave te medhenj. Keshtu qe presim se mos gjithe kjo buje perfundon ne kohe rekord me 1 vit burg si ish drejtoresha e uniformave qe su mor vesh kur hyri dhe kur doli nga burgu. Askujt nuk ju sekuestrua gje nga ajo mega vjedhje. Ne mesin e ketyre do kete te penduar qe do flasin dhe qe le te shpresijme mos tu mbyllet goja. Cili eshte kriteri qe Rama perzgjodhi per deputet Bllakon? Apo i njejti kriter si futi kriminelet atehere ne parlament. Nuk ka justifikim me per Ramen, eshte i diskretituar. Nga ana tjeter po shohim qe po goditet vetem nje krah politik. Po Sali Qametin me ish ministrat e tij na paskan qene te ndershem? Po Like Flori, Mona Silikoni, Fatmir Gerdeci?? Ne shqiperi vetem drejresi qe ska.

    Përgjigju
  • Ministria: 29/03/2022 17:35

    Po alba thoma drejtoresha juridike?? Apo ajo eshte kunata Celibashit?

    Përgjigju
  • Brni: 29/03/2022 15:58

    Shtet hajdutash vjedhin mbi 200 milion euro dhe sekuestronj 3.5 milion euro kto i kan bo planet para kohe......

    Përgjigju
  • Florian Ereqi: 29/03/2022 15:52

    Floriani eshte kushuriri Orientit. Nji sufllaqexhi nga tirana. Jan militante te ps

    Përgjigju
    • Remila Myrtezaj: 29/03/2022 22:00

      E mbaj mend Orientin. Hahahaha nji tip i shkurter dhe i shendosh. Flori Ereqi me shkrive

  • Lali: 29/03/2022 15:46

    Ramazono kujdes se po t'vjen zjarri afer. Hap syte se po ta shtrin kabllin Lali

    Përgjigju
  • Shteti: 29/03/2022 15:41

    Jane bo 20 veta deri tani te kjo organizata akoma ska nje shpjegim kush eshte koka. Skane hierarki kto? Si ndodh tere kjo posht hundes edi rames? Ai eshte koka po hajd, vetem spaku ben sikur nuk kupton.

    Përgjigju
  • Musta: 29/03/2022 12:09

    Po per salen do behet nei gjo. Apo bojm sikur po bojm drejtesi me kto qe nuk hyn ne pun fare.

    Përgjigju
  • Neta: 29/03/2022 12:04

    Flor Muca as ne shpi nuk shkonte pa lejen e Mand Subashit jo me te firmoste pa lejen ee tij ndonje gje...edhe Azemi po ashtu

    Përgjigju
  • Ervin Bushi nga Radostina: 29/03/2022 11:34

    Po Armando Subashi??????!

    Përgjigju
    • Po me po: 29/03/2022 12:10

      Ai Armandi ju a ka ber fierin lule. Po ju jeni mesuar me llum prandaj flisni

  • Drini: 29/03/2022 11:11

    Duhen arrestu : Arben Ahmetaj Alqi Bllako Qazim Sejdini Engjell Agaci

    Përgjigju
    • fresku: 30/03/2022 10:35

      E njejta skeme vjedhje u ndoq me unazen e re por deshtoi....

    • Loni: 29/03/2022 14:51

      Jepi lale nga I pari tek I fundit edhe mos dalshin me!

  • Titi: 29/03/2022 10:51

    Dhe ja perseri ne fund specialistet e thjesht e hane. Po e di gjith bota qe keta specialiste e prokurimit thjesht jane urdheruar dhe skane patur asnje mundesi cte benin O mblidhi te gjith nga i pari tek i fundit aty brena o asnje. Perderisa te gjith jane te barabarte para ligjit.

    Përgjigju
  • Leka: 29/03/2022 09:16

    Bravo SPAK per aksionin e marre per arrestimin e ketyre hajduterve! Po SPAKU kur do meret me keiminelw5 qe dogjen Shqiperine,qe bon grushtin e shtetit,qe bon gerdecin ,qe vrane 4 veta ne mes te bulevardit,e shum e shum bema te tjwra qe i bon Shqiperise ,kur dote nis arrestimi i tyre?

    Përgjigju
    • skifteri: 30/03/2022 10:36

      E paske ngrene sufllaqen....

    • Bravo: 30/03/2022 06:54

      Fajin e ka Saliu.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?