Dokumenti/ Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin për arrestimin e Alqi Bllakos

29 Mars 2022, 15:42| Përditesimi: 29 Mars 2022, 17:29

  • Share

Është zbardhur kërkesa që SPAK i ka dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos. Në shkresën drejtuar Kuvendit jepen të njëjtat argumente që SPAK ka në dosjen hetimore, ku thuhet se Bllako, me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fier janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288,344.

Sipas SPAK ka rezultuar e nevojshme dhe e bazuar caktimi i masës "arrest në burg", ndaj shtetasit Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë", parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

 

Kërkesa e SPAK dërguar Kuvendit
 

 


Lajmi kryesor:

Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?