Ish ministri Koka i sekuestrohet edhe 1.2 mln euro pasuri të tjera

29 Mars 2022, 11:51| Përditesimi: 29 Mars 2022, 12:09

  • Share

SPAK ka sekuestruar disa pasuri të tjera të Lefter Kokës me vlerë 1.2 mln euro. Ish ministrit i janë sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej më shumë se 146 mln lekë të përfituar nga koncesionari i Fierit.  Gjithashtu vendoset sekuestro preventive dhe për shoqëritë koncesionare.

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?