Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report TV thuhet se Alqi Bllako në cilësinë e Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit favorizoi kompaninë për inceneratorin e Fierit dhe për këtë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar babain e tij Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për këtë shtetas.
“Dyshohet se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Algi Bllako. Shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, dyshohen për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.
Neni 245 i Kodit Penal, parashikon veprën penale të Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore "Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionareve te larte shtetërore ose të të zgjedhurve vendore, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me tyren a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet".
Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për garantuar veprimtarinë e rregullt të organeve shtetërore, e pandikuar ajo nga veprimet e kundërligjshme të personave të ndryshëm Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet në forma të ndryshme që nga premtimi deri tek dhënia drejtpërdrejte ose tërthorazi i çfarëdo përftimi të parregullt funksionarit të lartë shtetëror ose të zgjedhurit vendor.
Nga ana subjektive kjo vepër penale kryhet me dashje direkte dhe qëllimi është kryerja ose moskryerja e një veprimi që lidhet me detyrën funksionarit të lartë shtetëror ose të zgjedhurit vendor. Subjekt është çdo person që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale.
Për sa më sipër, ka dyshime se shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Zoto (aksioner i shoqërisë koncesionare), me veprimet e kundraligjshme te tyre, i kanë dhënë përfitime të parregullta në mënyrë të tërthortë shtetasit Alqi Bilako (i cili rezulton të ketë ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë se Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i
AKUM, gjatë kohës së dhënies se koncesionit dhe zbatimit të kontratës koncesionare), nëpërmjet punësimit fiktiv të babait të tij Edmond Bllako, si Drejtor Kantieri, në shumën totale 14.964.900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë, duke rënduar mbi ta dyshimi se kanë kryer veprën penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror", në bashkëpunim.
Pavarësisht se çështja ndodhet ende në fazë hetimesh dhe përcaktimi i akuzës, është prerogative e organit procedues, gjykata evidenton se fakti penal qe i atribuohet shtetasve nën hetim Giuseppe Ciaffiaglione dhe Arjola Kodra, duhet te kualifikohet sipas nenit 244 të Kodit Penal, thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë.
Lajmi kryesor:
Dosja e inceneratorit të Fierit/ Prokuroria kërkoi burg për 10 të akuzuarit nga frika se arratisen! Si 'shpërbleheshin' Alqi Bllako dhe Dervishaj me udhëtime
K.T./ReportTv.al